Ish i dërguari special i presidentit amerikan për dialogun ndërmjet Serbisë dhe Kosovës, Richard Grenell, u tha gazetarëve në Nju-Jork se nuk ka dyshim se situata në lidhje me Kosovën ishte më e mirë gjatë administrimit të Donald Trumpit, duke shtuar se është i zhgënjyer që gjithçka që u ra dakord derisa Trumpi ishte president, dështoi.
“Jam i zhgënjyer që gjithçka që Trumpi bëri mirë në rajon është thyer. Nuk kam nevojë t’ju them juve, as miqve të mi shqiptarë ose njerëzve në rajon në përgjithësi, se situata është më e keqe nën administratën e Bidenit”, tha Grenelli.
Ai shtoi se “nuk është i sigurt që Kamala Harris e di se ku është Ballkani”, gjë që, siç thotë, e trishton.
Sipas tij, ajo nuk është e fokusuar në atë çështje.