Ish-zyrtarja e gjendjes civile në Komunën e Mitrovicës, Rukije Halili është deklaruar e pafajshme për akuzën se ka keqpërdorur pozitën zyrtare kur ka regjistruar në regjistrat civil Fatmir Xhoshën për katër vjet e dy muaj e tetë ditë më të ri.
Këtë deklarim e akuzuara e bëri të enjten, në seancën e shqyrtimit gjyqësor, pas leximit të aktakuzës nga prokurori i shtetit Shpetim Peci, raporton “Betimi për Drejtësi”.
Fillimisht, kryetari i trupit gjykues Ali Kutllovci njoftoi se i akuzuar në këtë rast ka qenë edhe Fatmir Xhosha, ndaj të cilit ishte veçuar procedura penale.
Prokurori Shpetim Peci deklaroi se nga provat dhe dëshmitë do të konfirmohet gjendjen e përshkruar në aktakuzë, ndërsa tha se dashja dhe dijenia e të pandehurës do të përcaktohen nga rrethanat faktike sipas nenit 21 të Kodit Penal.
The post E regjistroi për katër vjet më të ri në regjistrat civilë, e akuzuara deklarohet e pafajshme appeared first on GazetaDemos.