Në rrugën “Lidhja e Pejës” në Prishtinë, ku një polic është sulmuar nga një 22-vjeçare.
Sinjali mëson se derisa Policia po patrullonte, ka ndalur një veturë për kontroll, por është përballur me të dyshuarën, e cila nuk zbatoi urdhrat zyrtarë.
Situata aty ka eskaluar dhe e njëjta e ka goditur një zyrtar policor dhe për pasojë u arrestua dhe u shoqërua në stacion.
Ndaj saj, Prokurori i Shtetit ka urdhëruar masën e ndalimit policor dhe inicimin e hetimit në drejtim të veprës penale “Sulm ndaj personit zyrtar”.