Showbiz

“Cristiano, bëhu gati” – Ivana Knoll rrit temperaturat para ndeshjes Kroaci–Portugali

Nga · 2 min lexim
Shpërndaje: Facebook X WhatsApp Email

Pak orë para përballjes mes Kroacisë dhe Portugalisë në fazën e 1/16 së finales të Kupës së Botës, Ivana Knoll ka shprehur besimin e saj se kombëtarja kroate do të vazhdojë rrugëtimin në turne.

Modelja dhe tifozja e njohur kroate publikoi një video nga jashtë stadiumit BMO Field në Toronto, ku do të zhvillohet takimi, duke ndarë entuziazmin e saj me ndjekësit.

“Jam para stadiumit në Toronto, ku luajnë Kroacia dhe Portugalia. Mezi pres të fitojmë”, u shpreh ajo në videon e postuar në rrjetet sociale.

Sponsorizuar
Fluturim Prishtinë – Stuttgart Fluturim Prishtinë – München Fluturim Prishtinë – Göteborg
Prishtinë → Stuttgart
Fluturim direkt · nisje çdo ditë
nga 99€
Rezervo tani →
Sponsorizuar
A po të gjejnë klientët në Google? — Trik Agency Plan 90-ditor për rritjen e shitjeve — Trik Agency
Merr analizën falas →

Që prej fillimit të Kampionatit Botëror, Knoll ka qenë një nga mbështetëset më të zëshme të Kroacisë, duke udhëtuar në Amerikën e Veriut për të ndjekur ekipin në çdo ndeshje. Ajo ka publikuar vazhdimisht pamje nga stadiumet dhe mesazhe inkurajuese për futbollistët kroatë.

Pak ditë më parë, pas triumfit të Kroacisë ndaj Ganës, Ivana tërhoqi vëmendjen edhe me një postim ku iu drejtua yllit portugez Cristiano Ronaldo.

“Po rikthehemi në Toronto. Cristiano, bëhu gati”, shkroi ajo.

Tashmë, me atmosferën që po rritet para këtij dueli të shumëpritur, Ivana pritet të jetë sërish në tribunë për të mbështetur kombëtaren e saj, ndërsa përballja mes Kroacisë dhe Portugalisë konsiderohet një nga sfidat më interesante të kësaj faze të turneut.

Lexo gjithashtu

Shiko të gjitha →

Shkruani një koment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *