E diel, 13 Shtator 2026 · Prishtinë
LAJMI I FUNDIT
Lajmet e Fundit

Ekskluzive | I dehur, sulmoi çiftin në Hajvali dhe demoloi shtëpinë me qira – arrestohet shtetasi turk

Burimet bëjnë të ditur se i dyshuari është Firak Yuksik rreth 33 vjeç, shtetas turk.

Viktima në këtë rast janë B.G rreth 60 vjeç dhe E.G rreth 58 vjeç.

Policia ishte njoftuar se një fqinj, në gjendje të dehur, po sulmonte banorët dhe po rrezikonte sigurinë e tyre.

Stuttgart
Trik Travel Oferta Ekskluzive të Fluturimeve

Fluturim direkt – Prishtinë → Stuttgart

Nisje: çdo ditë

Duke Filluar nga 99€
Rezervo Tani
Munich
Trik Travel Oferta Ekskluzive të Fluturimeve

Fluturim direkt – Prishtinë → Munich

Nisje: çdo ditë

Duke Filluar nga 75€
Rezervo Tani
Göteborg
Trik Travel Oferta Ekskluzive të Fluturimeve

Fluturim direkt – Prishtinë → Goteburg

Nisje: çdo ditë

Duke Filluar nga 69€
Rezervo Tani

Me të mbërritur në vendin e incidents, autoritetet policorë kanë hasur të dyshuarin, i cili kishte shfaqur sjellje agresive dhe nuk kishte bashkëpunuar me policët, çka bëri që ndaj tij të përdorej forcë për ta vënë nën kontroll.

bazuar në deklarimeve të viktimave, i dyshuari fillimisht kishte sulmuar Elhame Gajtanin me grushte dhe shqelma, e më pas kishte goditur edhe Bexhet Gajtanin, duke u shkaktuar të dyve lëndime të lehta trupore.

Burimet bëjnë të ditur se ai ka dëmtuar edhe shtëpinë ku banonte me qira, pronë e viktimave, duke thyer xhama dhe duke shkaktuar dëme edhe në oborr.

Të lënduarit kanë marrë trajtim mjekësor, ndërsa në procedurë është përfshirë edhe përkthyesi i gjuhës turke, pasi i dyshuari është shtetas turk.

Me urdhër të Prokurores së Shtetit, Firak Yuksik është ndaluar për 48 orë dhe është dërguar në Qendrën e Mbajtjes.

Rasti është iniciuar për veprat penale:

  • “Lëndim i lehtë trupor”
  • dhe “Asgjësim apo dëmtim i pasurisë”.

Shënim: Personat e përmendur në këtë artikull prezumohen të pafajshëm derisa fajësia e tyre të vërtetohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.


Prishtina Post – lajme të shpejta dhe të sakta.

www.prishtina-post.com

Shkruani një koment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *