E martë, 15 Shtator 2026 · Prishtinë
LAJMI I FUNDIT
Lajmet e Fundit

Asgjësohen mbi 2 mijë bimë kanabisi në fshatrat e Shkodrës, arrestohen dy persona

Policia e Shkodrës ka goditur dy raste të kultivimit të bimëve narkotike në fshatrat Ndrejaj dhe Vukël, në kuadër të operacionit të koduar “Territor i Pastër”.

Gjatë aksionit janë asgjësuar gjithsej 2.098 bimë dhe fidanë të dyshuar kanabis sativa, ndërsa janë arrestuar dy persona dhe është proceduar penalisht edhe kryeplaku i një fshati.

Në njësinë administrative Shosh, në fshatin Ndrejaj, u zbulua një parcelë me 768 bimë të dyshuara kanabis. Gjatë ndërhyrjes së policisë është arrestuar P. M., 53 vjeç, banues në këtë fshat, i dyshuar si kultivues i parcelës. Në afërsi të banesës së tij janë gjetur dhe sekuestruar edhe 80 kubikë me fidanë të dyshuar kanabis sativa, të cilët dyshohet se ishin përgatitur për kultivim.

Stuttgart
Trik Travel Oferta Ekskluzive të Fluturimeve

Fluturim direkt – Prishtinë → Stuttgart

Nisje: çdo ditë

Duke Filluar nga 99€
Rezervo Tani
Munich
Trik Travel Oferta Ekskluzive të Fluturimeve

Fluturim direkt – Prishtinë → Munich

Nisje: çdo ditë

Duke Filluar nga 75€
Rezervo Tani
Göteborg
Trik Travel Oferta Ekskluzive të Fluturimeve

Fluturim direkt – Prishtinë → Goteburg

Nisje: çdo ditë

Duke Filluar nga 69€
Rezervo Tani

Ndërkohë, në njësinë administrative Kelmend, në fshatin Vukël, është zbuluar një tjetër parcelë me 1.250 bimë të dyshuara kanabis sativa. Në afërsi të saj është arrestuar në flagrancë A. Ç., 52 vjeç, i dyshuar për veprën penale “Moskallëzimi i krimit”, pasi është konstatuar pranë vendit të incidents.

Në vijim të hetimeve, është proceduar në gjendje të lirë edhe K. B., 65 vjeç, me detyrë kryeplak i fshatit Vukël.

Të gjideklaroi bimët dhe fidanët e zbuluar janë asgjësuar me djegie, ndërsa materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkodrës për veprime të mëtejshme.


Prishtina Post – lajme të shpejta dhe të sakta.

www.prishtina-post.com

Shkruani një koment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *