E hënë, 14 Shtator 2026 · Prishtinë
LAJMI I FUNDIT
Lajmet e Fundit

Rastet e obezitetit po rriten më shpejt tek të rinjtë

Rastet e reja të obezitetit po rriten më shpejt te të rriturit e rinj në Angli, bazuar në një studimi të publikuar në revistën shkencore The Lancet, ka shkruar BBC.

bazuar në hulumtimit, gjatë viteve 2024-2025, diagnozat e reja të obezitetit te personat 30 deri në 39 vjeç janë rritur me gati 20 për qind krahasuar me periudhën 2019-2020. Ndërsa te grupmosha 20 deri në 29 vjeç, rastet janë rritur me 16 për qind.

Megjithëse obeziteti diagnostikohet më shpesh te personat në të 40-at dhe 50-at, ekspertët thonë se rritja e rasteve te të rinjtë është shqetësuese, pasi obeziteti rrit rrezikun për diabet, sëmundje të zemrës dhe disa lloje të kancerit.

Stuttgart
Trik Travel Oferta Ekskluzive të Fluturimeve

Fluturim direkt – Prishtinë → Stuttgart

Nisje: çdo ditë

Duke Filluar nga 99€
Rezervo Tani
Munich
Trik Travel Oferta Ekskluzive të Fluturimeve

Fluturim direkt – Prishtinë → Munich

Nisje: çdo ditë

Duke Filluar nga 75€
Rezervo Tani
Göteborg
Trik Travel Oferta Ekskluzive të Fluturimeve

Fluturim direkt – Prishtinë → Goteburg

Nisje: çdo ditë

Duke Filluar nga 69€
Rezervo Tani

Studimi zbuloi gjideklaroishtu se obeziteti shfaqet më herët te personat që nuk janë të bardhë dhe në zonat me nivel më të lartë varfërie, ku rastet janë shtuar më shpejt.

Robert Fletcher, drejtues i studimit, ka thënë se hulumtimi nuk analizoi shkaqet, por beson se ndikojnë disa faktorë.

“Këto grupmosha janë rritur në një periudhë kur tregu i ushqimeve të pashëndetshme është zgjeruar ndjeshëm. Ata kanë qenë të rrethuar nga ushqime të pashëndetshme gjatë viteve të formimit të tyre. Restorantet e ushqimit të shpejtë janë shtuar dhe reklamat për këto produkte kanë qenë të vazhdueshme”, ka thënë ai.

bazuar në tij, edhe pandemia dhe kriza e kostos së jetesës kanë ndikuar më shumë te të rinjtë.

“Stresi i kujdesit për fëmijët, puna nga shtëpia dhe vështirësitë për të përballuar ushqime të shëndetshme për shkak të rritjes së çmimeve e kanë bërë më të vështirë një stil të shëndetshëm jetese”, ka shtuar Fletcher.

Sarah Perman, nga Shoqata e Drejtorëve të Shëndetit Publik, ka thënë se ushqimet e pashëndetshme dominojnë supermarketet, dyqanet dhe lokalet e ushqimit të shpejtë.

“Që nga fëmijëria, fëmijët dhe të rinjtë bombardohen me reklama që nxisin një dietë të pashëndetshme. Gjideklaroishtu, ushqimet dhe pijet me shumë yndyrë, sheqer dhe kripë janë më të lira dhe më të lehta për t’u gjetur sesa alternativat e shëndetshme”, ka thënë ajo.

Ndërkohë, Kadeklaroirine Jenner, nga Obesity Health Alliance, ka thënë se edhe rrjetet sociale dhe aplikacionet për porositjen e ushqimit mund të kenë ndikuar në krijimin e zakoneve të pashëndetshme te të rinjtë.

Studiuesit analizuan të dhënat e 55 milionë pacientëve të rritur në sistemin shëndetësor britanik. Ata zbuluan se përqindja e personave të regjistruar me obezitet u rrit nga 26.2 për qind në 30.3 për qind gjatë periudhës së studimit.

Profesori Sir Michael Marmot e ka cilësuar situatën shqetësuese.

Ndërkohë, përfaqësuesit e Ministrisë së Shëndetësisë në Britani kanë deklaruar se po ndërmarrin masa për të luftuar obezitetin, përfshirë kufizimin e reklamave të ushqimeve të pashëndetshme dhe vendosjen e objektivave për rritjen e shitjes së ushqimeve të shëndetshme.


Prishtina Post – lajme të shpejta dhe të sakta.

www.prishtina-post.com

Shkruani një koment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *