E martë, 28 Korrik 2026 · Prishtinë
LAJMI I FUNDIT
Lajmet e Fundit

Trump sulmon Senatin: Po ma bëni punën më të vështirë, Irani është gati për t’u rrëzuar

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka kritikuar ashpër Senatin amerikan pasi ky i fundit miratoi një rezolutë që bën thirrje për t’i dhënë fund luftës me Iranin, duke e cilësuar atë si “të ndodhur në kohë të keqe” dhe “të mangët në substancë”.

Në një postim në platformën Truth Social, Trump ka deklaruar se votimi është zhvilluar në një kohë kur, bazuar në tij, Irani po përballej me presion të madh.

“E kam Iranin në telashe, gati për t’u rrëzuar, dhe Senati Amerikan vendos të vazhdojë me një votim të parakohshëm dhe të pakuptimtë për Aktin e Pushteteve të Luftës”, ka shkruar ai.

Stuttgart
Trik Travel Oferta Ekskluzive të Fluturimeve

Fluturim direkt – Prishtinë → Stuttgart

Nisje: çdo ditë

Duke Filluar nga 99€
Rezervo Tani
Munich
Trik Travel Oferta Ekskluzive të Fluturimeve

Fluturim direkt – Prishtinë → Munich

Nisje: çdo ditë

Duke Filluar nga 75€
Rezervo Tani
Göteborg
Trik Travel Oferta Ekskluzive të Fluturimeve

Fluturim direkt – Prishtinë → Goteburg

Nisje: çdo ditë

Duke Filluar nga 69€
Rezervo Tani

Rezoluta u miratua me 50 vota pro dhe 48 kundër dhe është kryesisht simbolike, duke shprehur kundërshtimin e Kongresit ndaj vazhdimit të operacioneve ushtarake pa miratim të qartë parlamentar.

Trump ka argumentuar gjideklaroishtu se iniciativa e Senatit e vështirëson punën e administratës së tij në raport me Iranin.

“Këta senatorë thjesht ma bënë punën më të vështirë. Por unë do ta përfundoj, në një mënyrë ose në një tjetër, sepse gjithmonë ia dal mbanë”, ka deklaruar ai.


Prishtina Post – lajme të shpejta dhe të sakta.

www.prishtina-post.com

Shkruani një koment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *