Showbiz

A janë rikthyer bashkë Soni Malaj dhe Flor Mumajesi pas Ferma VIP?

Marrëdhënia mes Soni Malajt dhe Flor Mumajesit vijon të jetë një nga temat që ngjall më shumë interes te publiku, sidomos pas rrëfimeve dhe emocioneve që këngëtarja ndau gjatë qëndrimit të saj në “Ferma VIP 3”.

Së fundmi, në “Post Ferma VIP”, Soni u përball me një pyetje që shumë ndjekës kanë pritur prej kohësh: a ka pasur komunikim me Flor Mumajesin pas përfundimit të spektaklit?

E pyetur nga moderatori Florian Agalliu, këngëtarja u përgjigj shkurt: “Jo”.

Stuttgart
Trik Travel Oferta Ekskluzive të Fluturimeve

Fluturim direkt – Prishtinë → Stuttgart

Nisje: çdo ditë

Duke Filluar nga 99€
Rezervo Tani
Munich
Trik Travel Oferta Ekskluzive të Fluturimeve

Fluturim direkt – Prishtinë → Munich

Nisje: çdo ditë

Duke Filluar nga 75€
Rezervo Tani
Göteborg
Trik Travel Oferta Ekskluzive të Fluturimeve

Fluturim direkt – Prishtinë → Goteburg

Nisje: çdo ditë

Duke Filluar nga 69€
Rezervo Tani

Megjithatë, përgjigjja e saj nuk i mbylli spekulimet. Përkundrazi, në studio nisën menjëherë batutat dhe aludimet.

“Jo po, apo jo jo?”, e pyeti me humor Sara, duke shkaktuar të qeshura mes të pranishmëve.

Edhe Einxhel Shkira vendosi t’i shtojë më shumë mister situatës, duke komentuar se ndoshta dyshja nuk kishin komunikuar sepse mund të ishin takuar personalisht.

Ndërkohë, Florian Agalliu u shpreh se kishte kuptuar më shumë nga reagimi i Sonit sesa nga vetë përgjigjja e saj, duke lënë të nënkuptohej se historia mund të mos jetë aq e thjeshtë sa duket.

Pavarësisht aludimeve të shumta që vijojnë në rrjetet sociale, Soni Malaj nuk dha asnjë detaj tjetër lidhur me raportin që ka aktualisht me Flor Mumajesin, duke lënë sërish hapësirë për interpretime.

Për momentin, nuk ka asnjë konfirmim për një rikthim të mundshëm mes tyre, por mjaftoi një përgjigje e shkurtër dhe disa reagime në studio që emrat e Sonit dhe Florit të rikthehen sërish në qendër të vëmendjes.

Shkruani një koment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *