E premte, 30 Tetor 2026 Prishtinë: 19°C
Botimi i Kosovës Kolumnat Më të lexuarat
FLASH
✦ Kryesia e Kuvendit mblidhet të hënën, në rend dite projektligjet për Emergjencat dhe Bujqësinë ✦ Kurti: Lojërat Mesdhetare 2030 do të shtrihen edhe në Pejë, Gjakovë, Prizren, Drenas e Skenderaj ✦ Kurti thotë se kemi “Drejtësinë e shtrembër” në ditët kur ndaj ish-ministrave e ministrave të tij iu pushuan hetimet nga Prokuroria Speciale ✦ Arrestohet në Kosovë një person i kërkuar nga INTERPOL-i, e kërkonte Luksemburgu për vjedhje ✦ Dinamo Ferizaj Përforcon Portën: Rikthehet Igeski për të Ringjallur Ekipin ✦ Tërmet te Bashkimi: Tre lojtarë kryesorë në dyshim për ndeshjet e ardhshme ✦ Ballkani Garancon Tri Pikë të Reja: Vendimi Zyrtar nga FFK për Ndeshjen e Anuluar ndaj Vushtrrisë ✦ Bora Zemani: Zbuloni detajet e fundit dhe lidhja me Big Brother!
Lajmet e Fundit

Hapet ekspozita “Sy më sy | Eye to Eye” në Prishtinë, rrëfime të të mbijetuarve të dhunës seksuale gjatë luftës

Nga · 2 min lexim
Shpërndaje: Facebook X WhatsApp Email

Në Prishtinë është hapur ekspozita “Sy më sy | Eye to Eye”, e cila sjell përmes artit, fotografisë dhe dokumentimit personal rrëfimet e të mbijetuarve të dhunës seksuale gjatë luftës në Kosovë.

Ekspozita u organizua me rastin e Ditës Ndërkombëtare për Eliminimin e Dhunës Seksuale në Konflikt dhe është realizuar nga Qendra Kosovare për Rehabilitimin e të Mbijetuarve të Torturës (QKRMT), në bashkëpunim me organizatën Pro Peace Kosovo. Qëllimi i saj është ruajtja e kujtesës, luftimi i stigmës dhe forcimi i vetëdijes për drejtësi dhe mbështetje ndaj të mbijetuarve.

Në hapjen e ekspozitës morën pjesë përfaqësues të institucioneve vendore dhe ndërkombëtare, të cilët vlerësuan rëndësinë e trajtimit të kësaj teme dhe mbështetjen e vazhdueshme për të mbijetuarit.

Sponsorizuar
Fluturim Prishtinë – Stuttgart Fluturim Prishtinë – München Fluturim Prishtinë – Göteborg
Prishtinë → Stuttgart
Fluturim direkt · nisje çdo ditë
nga 99€
Rezervo tani →
Sponsorizuar
A po të gjejnë klientët në Google? — Trik Agency Plan 90-ditor për rritjen e shitjeve — Trik Agency
Merr analizën falas →

Ambasadori i Mbretërisë së Bashkuar, Jonadeklaroin Hargreaves, theksoi se trauma nuk ka afat dhe se të mbijetuarit duhet të kenë qasje në shërbime dhe drejtësi pa barriera kohore, duke vlerësuar përpjekjet e Kosovës si shembull në trajtimin e kësaj çështjeje.

Ndërsa ambasadori gjerman Rainer Rudolph vlerësoi ekspozitën si një dëshmi të fuqishme të historive personale, duke theksuar se ndarja e rrëfimeve ndihmon në uljen e stigmës dhe në forcimin e kujtesës shoqërore.

Drejtoresha e QKRMT-së, Feride Rushiti, deklaroi se përmes syve të ekspozuar shfaqet dhimbja, frika, guximi dhe shpresa e të mbijetuarve, duke e cilësuar ekspozitën si një ftesë për dialog dhe reflektim shoqëror.

Në aktivitet u prezantuan edhe mesazhe nga familjarë të të mbijetuarve, të cilët kërkuan më shumë hapësirë për shërim, njohje dhe trajtim dinjitoz, duke theksuar rëndësinë e thyerjes së heshtjes dhe stigmatizimit.

Ekspozita pritet të vazhdojë të jetë e hapur për publikun si një kujtesë e gjallë për historinë dhe si një thirrje për drejtësi dhe solidaritet.


Prishtina Post – lajme të shpejta dhe të sakta.

www.prishtina-post.com

Lexo gjithashtu

Shiko të gjitha →

Shkruani një koment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *