Këngëtari i njohur shqiptar, Besnik Qaka, ka ndarë detaje emocionuese nga dasma e fundit e superylles globale Dua Lipa, e cila javën e kaluar i dha fund beqarisë duke u martuar me aktorin Callum Turner.
Qaka, lideri i NRG Band, ishte ndër të ftuarit specialë në këtë event madhështor dhe performoi për çiftin dhe të pranishmit. Ai zbuloi se repertori i tij kryesisht përfshinte këngë të veta dhe gjithashtu muzikë shqipe, me të cilën ai zakonisht argëton publikun.
“Faktikisht edhe të huajt që kanë qenë aty janë fascinuar me muzikën shqip”, ka deklaruar Qaka, duke theksuar entuziazmin dhe interesimin e pjesëmarrësve të huaj për ritmet dhe meloditë shqiptare.
Këngëtari gjithashtu tregoi se ftesën për të performuar në këtë ceremoni private e ka marrë personalisht nga babai i Dua Lipës, zoti Dukagjini, një gjest që tregon lidhjen e ngushtë dhe respektin mes familjes Lipa dhe artistit.


