Pas vëmendjes së shtuar rreth jetës së saj private, ish-banorja e ‘Big Brother VIP Albania 5’, Brikena Selmani, ka vendosur të ndajë me publikun një detaj emocionues nga jeta e saj familjare. Gjatë qëndrimit në shtëpinë më të famshme, Brikena shpesh përmendte vëllain e saj, Brikendin, duke e cilësuar si pikën e saj më të dobët dhe burimin kryesor të mbështetjes.
Ndërkohë që fansat shprehën habi për mungesën e tij fizike në spektakle, Brikena zbuloi një lidhje të veçantë dhe mjaft të ngushtë me të vëllain. Një tjetër aspekt që tërhoqi vëmendje ishte xhelozia e Brikendit për motrën, një ndjenjë që Brikena nuk ngurronte ta theksonte edhe gjatë lidhjes me Mateon brenda shtëpisë.
Pas shumë pritjeje dhe kureshtjeje nga ana e ndjekësve, Brikena ka vendosur t’i japë fund spekulimeve. Ajo publikoi një fotografi të rrallë krah vëllait të saj, Brikendit, duke treguar publikisht lidhjen e fortë mes tyre dhe duke qetësuar kështu kureshtjen e atyre që e ndjekin.

