E mërkurë, 16 Shtator 2026 · Prishtinë
LAJMI I FUNDIT
Lajmet e Fundit

Ekskluzive | Kërcënoi një grua, u përlesh me Policinë dhe iu gjet armë në trup – ndalohet 35-vjeçari në Klinë

Ngjarja ka ndodhur më 8 qershor 2026, rreth orës 23:00, në rrugën “Abedin Rexha”, kur Policia ka pranuar një kërkesë për ndihmë nga një grua, e cila ka raportuar se po kërcënohej dhe shqetësohej nga një person.

Kur autoritetet policorë kanë tentuar ta intervistojnë dhe ta kontrollojnë të dyshuarin, ai dyshohet se ka reaguar dhunshëm, duke shtyrë njërin nga policët dhe duke tentuar të largohet nga vendi i incidents.

Pavarësisht urdhrave të policëve që të qetësohej dhe t’i nënshtrohej kontrollit, i dyshuari ka refuzuar bashkëpunimin dhe është përleshur fizikisht me autoritetet policorë, të cilët janë detyruar të përdorin teknika të kontrollit fizik për ta vënë nën kontroll.

Stuttgart
Trik Travel Oferta Ekskluzive të Fluturimeve

Fluturim direkt – Prishtinë → Stuttgart

Nisje: çdo ditë

Duke Filluar nga 99€
Rezervo Tani
Munich
Trik Travel Oferta Ekskluzive të Fluturimeve

Fluturim direkt – Prishtinë → Munich

Nisje: çdo ditë

Duke Filluar nga 75€
Rezervo Tani
Göteborg
Trik Travel Oferta Ekskluzive të Fluturimeve

Fluturim direkt – Prishtinë → Goteburg

Nisje: çdo ditë

Duke Filluar nga 69€
Rezervo Tani

Gjatë kontrollit, në xhaketën e tij është gjetur dhe sekuestruar një armë zjarri. bazuar në burimeve, i dyshuari ka pretenduar se arma ishte me leje, por nuk ka prezantuar ndonjë dokument që do ta autorizonte bartjen e saj.

Si pasojë e përleshjes, tre zyrtarë policorë kanë pësuar lëndime të lehta trupore dhe kanë kërkuar trajtim mjekësor.

Burimet bëjnë të ditur se problemet nuk kanë përfunduar as pas arrestimit. Pas shoqërimit në stacion policor, i dyshuari dyshohet se ka vazhduar me kërcënime ndaj zyrtarëve që kishin marrë pjesë në arrestimin e tij.

Me urdhër të Prokurorit kujdestar, ndaj Adnan Shalës është iniciuar rast për veprat penale “Sulm ndaj personit zyrtar gjatë kryerjes së detyrës zyrtare”,Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armës”, “Sulm” dhe “Kanosje”.

I njëjti është ndaluar për 48 orë, ndërsa hetimet janë në vazhdim.

Shënim: Personat e apostrofuar në këtë artikull prezumohen të pafajshëm derisa fajësia e tyre të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.


Prishtina Post – lajme të shpejta dhe të sakta.

www.prishtina-post.com

Shkruani një koment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *