Një ngjarje e rëndë ka tronditur Londrën, ku artisti shqiptar me famë ndërkombëtare, i cili ka pasur bashkëpunime me emra të njohur si Dua Lipa, Britney Spears dhe Zendaya, ka humbur jetën në moshën 35-vjeçare.
Artisti u gjet i therur me thikë të premten, në kopshtin e një prone në kryeqytetin britanik. Sipas njoftimit të Policisë Metropolitane, menjëherë pas ngjarjes, janë arrestuar tre persona që dyshohen të jenë të përfshirë në vrasjen e tij.
Detajet rreth motiveve të këtij krimi ende nuk janë bërë të ditura nga autoritetet, ndërsa hetimet janë duke vazhduar.


