E mërkurë, 16 Shtator 2026 · Prishtinë
LAJMI I FUNDIT
Lajmet e Fundit

Indi, tetë punëtorë humbin jetën gjatë një aksidenti në një fabrikë çeliku

Tetë punëtorë humbën jetën dhe gjashtë të tjerë mbetën të plagosur pas një aksidenti të rëndë në një fabrikë çeliku në shtetin Andhra Pradesh të Indisë jugore, njoftuan autoritetet të hënën.

bazuar në raportimeve, ngjarja ndodhi në Uzinën e Çelikut Vizag, kur një sasi e madhe hekuri të shkrirë u derdh nga një kovë që po transportohej me vinç. Temperatura e materialit të shkrirë vlerësohej të ishte rreth 1,600 gradë Celsius.

Ekipet e emergjencës dhe autoritetet lokale ndërhynë menjëherë në vendincident, ndërsa të plagosurit u dërguan për trajtim mjekësor.

Stuttgart
Trik Travel Oferta Ekskluzive të Fluturimeve

Fluturim direkt – Prishtinë → Stuttgart

Nisje: çdo ditë

Duke Filluar nga 99€
Rezervo Tani
Munich
Trik Travel Oferta Ekskluzive të Fluturimeve

Fluturim direkt – Prishtinë → Munich

Nisje: çdo ditë

Duke Filluar nga 75€
Rezervo Tani
Göteborg
Trik Travel Oferta Ekskluzive të Fluturimeve

Fluturim direkt – Prishtinë → Goteburg

Nisje: çdo ditë

Duke Filluar nga 69€
Rezervo Tani

Kryeministri i Andhra Pradesh, Chandrababu Naidu, deklaroi se ka udhëzuar autoritetet përkatës të ndërmarrin të gjideklaroi masat e nevojshme dhe të sigurojnë ndihmë të menjëhershme për personat e prekur nga tragjedia.

Ndërkohë, kryeministri indian Narendra Modi shprehu ngushëllimet e tij për familjet e viktimave.

“Jam i trishtuar nga humbja e jetëve në këtë incident. Ngushëllime për ata që kanë humbur të dashurit e tyre dhe lutem për shërimin e shpejtë të të plagosurve”, deklaroi Modi, duke shtuar se autoritetet lokale po ofrojnë të gjithë ndihmën e mundshme për të prekurit.

Autoritetet kanë nisur hetimet për të përcaktuar shkaqet e aksidentit industrial.


Prishtina Post – lajme të shpejta dhe të sakta.

www.prishtina-post.com

Shkruani një koment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *