Showbiz

‘Falenderues që jam gjallë’, Gashi nga spitali tregon sfidat shëndetësore

Nga · 2 min lexim
Shpërndaje: Facebook X WhatsApp Email

Reperi me famë ndërkombëtare, Gashi, ka shqetësuar ndjekësit e tij duke ndarë një foto nga shtrati i spitalit.

Përmes një postimi, artisti bëri të ditur se është detyruar të anulojë disa aktivitete për shkak të gjendjes shëndetësore, duke zbuluar se po kalon një betejë të vështirë shëndetësore.

“Jam falenderues që jam gjallë… po e marr çdo gjë hap pas hapi,” u shpreh ai, duke theksuar se kjo sfidë e ka bërë të vlerësojë më shumë jetën.

Sponsorizuar
Fluturim Prishtinë – Stuttgart Fluturim Prishtinë – München Fluturim Prishtinë – Göteborg
Prishtinë → Stuttgart
Fluturim direkt · nisje çdo ditë
nga 99€
Rezervo tani →
Sponsorizuar
A po të gjejnë klientët në Google? — Trik Agency Plan 90-ditor për rritjen e shitjeve — Trik Agency
Merr analizën falas →

Ajo që mori vëmendje të madhe në fund të postimit të tij ishte thirrja për Shqipërinë.

“Dhe Shqipëria nuk është në shitje”, e shoqëruar me flamurin kuqezi.

Ky reagim i tij vjen si mbështetje e hapur për kauzat e fundit sociale dhe mjedisore në Shqipëri, veçanërisht lidhur me mbrojtjen e zonave të mbrojtura si Laguna e Nartës dhe debatet e ashpra mbi projektet e investimeve strategjike në bregdet.

Gashi, i njohur për lidhjen e tij të fortë me rrënjët, ka shfrytëzuar këtë moment vëmendjeje për t’u rreshtuar krah zërave që bëjnë thirrje për ruajtjen e territorit dhe pasurive natyrore të vendit. /Prive By Liberta Spahiu

A post shared by Larry Gashi (@gashi)

Lexo gjithashtu

Shiko të gjitha →

Shkruani një koment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *