Moderatorja e njohur Kiara Tito po kalon një fazë të re dhe sfiduese si prind. Vajza e saj me partnerin Luiz Ejlli, Luna Mari, ka filluar së fundmi çerdhen. Ky moment i rëndësishëm në jetën e vogëlushes, megjithëse sjell gëzim, ka sjellë edhe shqetësime për prindërit, sidomos për shëndetin e saj.
Kiara ka ndarë një moment emocionues me ndjekësit e saj në rrjetet sociale, duke publikuar një fotografi të Lunës në ambientet e çerdhes. Megjithatë, krahas gëzimit të dukshëm të vajzës, Kiara ka pranuar publikisht një shqetësim që po e mundon.
Nëpërmjet një postimi në Instastory, Kiara u është drejtuar drejtpërdrejt nënave të tjera në rrjetet sociale, duke kërkuar këshilla dhe përvoja nga ato. “Kemi filluar çerdhen dhe jam kurioze të di nga mamatë e tjera: sa kohë ju deshi femijëve të përshtateshin me virozat e para? Kur filluan të sëmureshin më rrallë?”, ka shkruar ajo. Kjo pyetje tregon qartë se Kiara shqetësohet për periudhën e pashmangshme të virozave që fillojnë pas hyrjes në çerdhe.
Kiara Tito, e njohur për ndarjen e momenteve të veçanta me vajzën e saj Luna Mari, po kërkon mbështetjen e komunitetit të nënave për të kaluar sa më lehtë këtë fazë të re.


