E hënë, 14 Shtator 2026 · Prishtinë
LAJMI I FUNDIT
Lajmet e Fundit

Vrasja e policit gjatë një operacioni në Maliq, Rama: Do të shpallet “Dëshmor i Atdheut”

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka reaguar pas incidents së rëndë në Maliq, ku një efektiv i “Shqiponjave” humbi jetën gjatë një operacioni për kapjen e një personi të shumëkërkuar për drogë.

Rama bëri të ditur se efektivi i rënë në krye të detyrës do të shpallet “Dëshmor i Atdheut”, ndërsa shprehu ngushëllimet për familjen e tij dhe uroi shërim të shpejtë për policin tjetër, i cili mbeti i plagosur gjatë aksionit, shkruan rtsh.al.

Ai e cilësoi operacionin të guximshëm për arrestimin e një të shumëkërkuari, i cili prej vitesh i ishte shmangur drejtësisë duke u fshehur në zonat malore të Korçës.

Stuttgart
Trik Travel Oferta Ekskluzive të Fluturimeve

Fluturim direkt – Prishtinë → Stuttgart

Nisje: çdo ditë

Duke Filluar nga 99€
Rezervo Tani
Munich
Trik Travel Oferta Ekskluzive të Fluturimeve

Fluturim direkt – Prishtinë → Munich

Nisje: çdo ditë

Duke Filluar nga 75€
Rezervo Tani
Göteborg
Trik Travel Oferta Ekskluzive të Fluturimeve

Fluturim direkt – Prishtinë → Goteburg

Nisje: çdo ditë

Duke Filluar nga 69€
Rezervo Tani

“Gjatë një operacioni kurajoz për kapjen e një të shumëkërkuari, që prej vitesh i fshihej ligjit në malet e Korçës dhe në mënyrë të përsëritur kishte arritur t’u ikte rrethimeve të forcave të rendit, ka humbur jetën një efektiv policie dhe është plagosur një i dytë. Ndërkohë, pasi hapi zjarr ndaj tyre, u plagos dhe u kap edhe krimineli”, shkruan Rama.

Kreu i qeverisë theksoi se autori duhet të marrë ndëshkimin maksimal bazuar në ligjit, ndërsa vlerësoi punën dhe sakrificën e Policisë së Shtetit në luftën kundër kriminalitetit.

“Nderim përjetë dëshmorit të atdheut, ngushëllime familjes dhe shërim të shpejtë efektivit tjetër. Ndëshkim maksimal për të shumëkërkuarin dhe respekt maksimal për Policinë e Shtetit, që nuk do të ndalet asnjëherë në misionin e saj”, shkruan Rama.

Një efektiv i forcës “Shqiponja”, 34-vjeçari Enea Mekolli, mbeti i vrarë gjatë një operacioni policor në zonën e Lozhanit, Maliq, për arrestimin e të shumëkërkuarit Violand Braçellari. Gjatë rrethimit të stanit ku dyshohej se fshihej 43-vjeçari, policia i bëri thirrje të dorëzohej, por ai hapi zjarr ndaj efektivëve, duke vrarë Mekollin dhe plagosur një tjetër punonjës policie, 36-vjeçarin E.A.

Forcat e policisë iu kundërpërgjigjën sulmit, duke plagosur Braçellarin, i cili më pas u arrestua. I kërkuari ishte dënuar në vitin 2017 me 9 vjet e 11 muaj burg për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” dhe “Kultivimi i bimëve narkotike”. Në vendincident u nis edhe helikopteri i shëndetësisë për transportimin e të plagosurve.


Prishtina Post – lajme të shpejta dhe të sakta.

www.prishtina-post.com

Shkruani një koment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *