E mërkurë, 16 Shtator 2026 · Prishtinë
LAJMI I FUNDIT
Lajmet e Fundit

Vuçiq konfirmon se do të shkojë në Mal të Zi për samitin BE-Ballkani Perëndimor

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka konfirmuar se do të udhëtojë për në Mal të Zi për të marrë pjesë samitin e Bashkimit Evropian dhe vendeve të Ballkanit Perëndimor.

“Po shkoj në Mal të Zi. Është shumë e rëndësishme që atje ta përfaqësoj Serbinë”, deklaroi Vuçiq gjatë një konference të përbashkët për media me presidentin e Këshillit Evropian, Antonio Costa.

Ky konfirmim vjen në një kohë të tensioneve të rritura mes Beogradit dhe Podgoricës si dhe pas porosisë nga shërbimi serb i inteligjencës se Vuçiqi nuk duhet të shkojë në Mal të Zi, për shkak të rreziqeve të sigurisë.

Stuttgart
Trik Travel Oferta Ekskluzive të Fluturimeve

Fluturim direkt – Prishtinë → Stuttgart

Nisje: çdo ditë

Duke Filluar nga 99€
Rezervo Tani
Munich
Trik Travel Oferta Ekskluzive të Fluturimeve

Fluturim direkt – Prishtinë → Munich

Nisje: çdo ditë

Duke Filluar nga 75€
Rezervo Tani
Göteborg
Trik Travel Oferta Ekskluzive të Fluturimeve

Fluturim direkt – Prishtinë → Goteburg

Nisje: çdo ditë

Duke Filluar nga 69€
Rezervo Tani

Vuçiq deklaroi se është i informuar për njoftimin e Agjencisë së Sigurisë dhe Informacionit të Serbisë (BIA), e cila e ka këshilluar të mos udhëtojë në Mal të Zi për shkak të, siç u deklaroi, “veprimit armiqësor të shërbimeve të huaja dhe klaneve kriminale” në atë vend.

Ai shtoi se për çështje të tjera do të flasë në Mal të Zi.


Prishtina Post – lajme të shpejta dhe të sakta.

www.prishtina-post.com

Shkruani një koment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *