Një aksident është regjistruar mbrëmjen e sotme në autostradën Tiranë-Durrës, pranë mbikalimit të Fllakës. Dy automjete janë përplasur me njëri-tjetrin, duke pësuar dëme të mëdha materiale.
bazuar në informacioneve paraprake, si pasojë e përplasjes kanë mbetur të plagosur dy drejtuesit e mjeteve, të cilët janë transportuar me ambulancë drejt spitalit për të marrë ndihmën e nevojshme mjekësore.
Menjëherë pas njoftimit, në vendincident kanë mbërritur shërbimet e Policisë dhe grupi hetimor, të cilët kanë nisur veprimet për dokumentimin e aksidentit dhe zbardhjen e shkaqeve që çuan në përplasjen e dy automjeteve, shkruan Abcnews.al.
Pamjet nga vendi i incidents tregojnë dëmtime të konsiderueshme në të dy mjetet, ndërsa aksidenti ka shkaktuar për disa minuta edhe vështirësi në qarkullimin e automjeteve në këtë segment të autostradës.
Prishtina Post – lajme të shpejta dhe të sakta.
