E mërkurë, 16 Shtator 2026 · Prishtinë
LAJMI I FUNDIT
Lajmet e Fundit

Përkujtohet ditëlindja e Heroit Skënder Rexhepi – homazhe në Mrasor pranë bustit dhe Shtëpisë-Muze

Sot, në përvjetorin e lindjes së Heroit të Kosovës, Skënder Rexhepi, familjarë, bashkëluftëtarë, miq, veprimtarë dhe qytetarë janë mbledhur në Mrasor për ta nderuar jetën, veprën dhe sakrificën e tij për lirinë e vendit.

Aktivitetet përkujtimore nisën me homazhe dhe vendosje lulesh pranë bustit të Heroit, ndërsa më pas të pranishmit vizituan edhe Shtëpinë-Muze, ku u rikujtuan momente dhe incident nga jeta dhe veprimtaria e tij.

Gjatë vizitës, bashkëluftëtarët dhe miqtë e Heroit ndanë kujtime nga periudha e luftës dhe vlerësuan lart kontributin e jashtëzakonshëm që Skënder Rexhepi dha në formimin dhe forcimin e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Stuttgart
Trik Travel Oferta Ekskluzive të Fluturimeve

Fluturim direkt – Prishtinë → Stuttgart

Nisje: çdo ditë

Duke Filluar nga 99€
Rezervo Tani
Munich
Trik Travel Oferta Ekskluzive të Fluturimeve

Fluturim direkt – Prishtinë → Munich

Nisje: çdo ditë

Duke Filluar nga 75€
Rezervo Tani
Göteborg
Trik Travel Oferta Ekskluzive të Fluturimeve

Fluturim direkt – Prishtinë → Goteburg

Nisje: çdo ditë

Duke Filluar nga 69€
Rezervo Tani

Të pranishmit theksuan se figura e tij mbetet pjesë e rëndësishme e historisë së Kosovës dhe se kujtimi për veprën dhe sakrificën e tij vazhdon të jetojë ndër breza.

Përkujtimi i ditëlindjes së Heroit Skënder Rexhepi në Mrasor u zhvillua në atmosferë respekti dhe mirënjohjeje, duke rikthyer në kujtesë idealet dhe angazhimin e tij për lirinë e atdheut.

Në aktivitetin përkujtimor mori pjesë edhe gjenerali nga Shqipëria, Sokol Poga, një nga figurat që kishte njohje dhe kontakte të hershme me Komandantin Legjendar Adem Jashari.

bazuar në të dhënave të bëra publike gjatë vizitës, kontaktet e para mes gjeneralit Poga dhe Adem Jasharit datojnë qysh nga viti 1991. Gjatë qëndrimit në Mrasor, ai nderoi kujtimin e Heroit Skënder Rexhepi dhe u regjistrua në librin e përshtypjeve të Shtëpisë-Muze, duke lënë mesazhin e tij në shenjë respekti për kontributin dhe sakrificën e dëshmorëve të lirisë.

svg%3E

Lavdi e përjetshme Heroit Skënder Rexhepi!


Prishtina Post – lajme të shpejta dhe të sakta.

www.prishtina-post.com

Shkruani një koment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *