Showbiz

Për të gjith ju që e humbët, ja kush u përjashtua mbrëm nga programi

Nisja e spektaklit Prime të kësaj mbrëmjeje në “Ferma VIP” ka qenë e shoqëruar me një vendim mjaft të rëndësishëm dhe të papritur për fatin e lojës.

Moderatorja Arbana Osmani ka bërë të ditur se produksioni ka marrë masën më të rëndë penalizuese për një prej konkurrentëve, vetëm pak minuta përpara nisjes së transmetimit direkt.

Sipas njoftimit të bërë publik nga Arbana, Sorgini ka thyer rregullat bazë të programit duke tentuar të marrë informacione nga jashtë përmes familjarëve të tij, veprim ky që konsiderohet i patolerueshëm në këtë fazë të garës.

Stuttgart
Trik Travel Oferta Ekskluzive të Fluturimeve

Fluturim direkt – Prishtinë → Stuttgart

Nisje: çdo ditë

Duke Filluar nga 99€
Rezervo Tani
Munich
Trik Travel Oferta Ekskluzive të Fluturimeve

Fluturim direkt – Prishtinë → Munich

Nisje: çdo ditë

Duke Filluar nga 75€
Rezervo Tani
Göteborg
Trik Travel Oferta Ekskluzive të Fluturimeve

Fluturim direkt – Prishtinë → Goteburg

Nisje: çdo ditë

Duke Filluar nga 69€
Rezervo Tani

Ajo sqaroi vendimin e prerë të marrë nga produksioni:

“Pak minuta përpara se sa të fillonim transmetimin, pra të jepej sigla, … Sorgini ka thyer një nga rregullat e programit, një nga rregullat më të rëndësishme të programit që ka të bëjë pikërisht me komunikimin dhe transparencën.

Tani, është e kuptueshme që njerëzit tuaj të dashur, familjarët tuaj, herë pas herë tentojnë që të komunikojnë nëpërmjet sinjaleve, të japin mesazhe, mirëpo dy javë përpara finales kjo gjë është totalisht e patolerueshme.

Kështu që për këtë arsye, pikërisht se Sorgini ka kërkuar që të marrë informacione nga jashtë, Agai ka vendosur ta përjashtojë”.

Ky largim i parakohshëm vjen pikërisht dy javë përpara finales së madhe, duke ndryshuar tërësisht dinamikën e lojës dhe planet e fermerëve të tjerë që vazhdojnë rrugëtimin drejt çmimit të madh.

Shkruani një koment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *