Showbiz

Pas puthjes që bëri bujë, Kushtrimi flet më në fund për Aurorën

Pas javësh spekulimesh dhe aludimesh në rrjetet sociale, këngëtari Kushtrim Kelani ka vendosur të flasë për herë të parë rreth raportit të tij me ish-banoren e Big Brother VIP Kosova 4, Aurora Rrusta.

Dyshja u bë kryefjalë e mediave rozë pak javë më parë, pasi u panë duke shkëmbyer puthje në një lokal në Prishtinë, pamje që ngritën menjëherë dyshimet për një romancë mes tyre.

Megjithatë, as Kushtrimi dhe as Aurora nuk kishin reaguar publikisht për të konfirmuar apo komentuar raportin e tyre, duke lënë hapësirë për shumë spekulime.

Stuttgart
Trik Travel Oferta Ekskluzive të Fluturimeve

Fluturim direkt – Prishtinë → Stuttgart

Nisje: çdo ditë

Duke Filluar nga 99€
Rezervo Tani
Munich
Trik Travel Oferta Ekskluzive të Fluturimeve

Fluturim direkt – Prishtinë → Munich

Nisje: çdo ditë

Duke Filluar nga 75€
Rezervo Tani
Göteborg
Trik Travel Oferta Ekskluzive të Fluturimeve

Fluturim direkt – Prishtinë → Goteburg

Nisje: çdo ditë

Duke Filluar nga 69€
Rezervo Tani

I ftuar në një intervistë për “Artistët Shqiptarë”, këngëtari u pyet drejtpërdrejt për marrëdhënien me Aurorën dhe nuk e mohoi se mes tyre ekziston një afërsi e veçantë.

“Gjithçka është duke ecur mirë, jeta private është jetë private. Për gjërat tjera besoj që merremi vesh në vazhdim. Për momentin mirë është gjithçka duke ecur”, u shpreh ai.

Kushtrimi la të kuptohet gjithashtu se ndjenjat për Aurorën mund të kenë lindur që gjatë kohës sa ajo ishte pjesë e Big Brother VIP Kosova.

“Gjërat që janë parë brenda, janë parë. Besoj që po kam pasur ndjenja edhe brenda”, deklaroi ai.

Edhe pse deklaratat e tij janë interpretuar nga fansat si një konfirmim indirekt i raportit, çifti ende nuk e ka bërë zyrtare lidhjen në rrjetet sociale dhe vazhdon të ruajë privatësinë rreth jetës së tyre personale.

Megjithatë, pas kësaj interviste, duket se dyshimet e publikut janë më të forta se kurrë dhe ndjekësit po presin me interes zhvillimet e ardhshme nga dyshja.

A post shared by Artistet Shqiptare (@artistet_shqiptare)

Shkruani një koment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *