Pas marrjes së informacionit, njësitë policore kanë dalë menjëherë në vendin e incidents dhe kanë identifikuar palët e përfshira.
Gjatë kontrollit, te njëra nga të dyshuarat, e moshës së mitur, është gjetur një boks hekuri, ndërsa te nxënësja tjetër policia ka gjetur dy thika.
Lidhur me rastin është njoftuar hetuesi policor dhe Prokurori i Shtetit, me udhëzimin e të cilit është iniciuar rasti për veprat penale “Sulm” dhe “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”.
Rasti po trajtohet në procedurë të rregullt, ndërsa hetimet për zbardhjen e plotë të rredeklaroinave janë në vazhdim.
Ngjarja ka ngritur shqetësime serioze për sigurinë në ambientet shkollore, pasi armët e ftohta janë gjetur tek nxënëse të moshës së mitur brenda hapësirave të shkollës.
Prishtina Post – lajme të shpejta dhe të sakta.


