E mërkurë, 29 Korrik 2026 · Prishtinë
LAJMI I FUNDIT
Lajmet e Fundit

Greqia kërkon sqarime nga Tirana pas incidentit me protestuesin në Zvërnec

Greqia ka kërkuar nga autoritetet shqiptare zbardhjen e plotë të incidentit të ndodhur gjatë protestës në Zvërnec më 30 maj, ku një protestues me shtetësi shqiptare dhe greke mbeti i lënduar.

Ministria e Punëve të Jashtme e Greqisë ka shprehur shqetësim për incidentn, duke theksuar se mes protestuesve ishte edhe një shtetas grek që u plagos gjatë përplasjes me punonjës të sigurisë private.

Në reagim, Athina zyrtare ka kërkuar nga pala shqiptare hetim të plotë dhe përcaktim të përgjegjësive, ndërsa ambasada greke në Tiranë ka ndërhyrë përmes kanaleve diplomatike.

Stuttgart
Trik Travel Oferta Ekskluzive të Fluturimeve

Fluturim direkt – Prishtinë → Stuttgart

Nisje: çdo ditë

Duke Filluar nga 99€
Rezervo Tani
Munich
Trik Travel Oferta Ekskluzive të Fluturimeve

Fluturim direkt – Prishtinë → Munich

Nisje: çdo ditë

Duke Filluar nga 75€
Rezervo Tani
Göteborg
Trik Travel Oferta Ekskluzive të Fluturimeve

Fluturim direkt – Prishtinë → Goteburg

Nisje: çdo ditë

Duke Filluar nga 69€
Rezervo Tani

Nga ana tjetër, Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme e Shqipërisë ka shprehur keqardhje për incidentn dhe ka konfirmuar se institucionet e dy vendeve janë në komunikim të vazhdueshëm.

Autoritetet shqiptare kanë bërë të ditur se punonjësi i sigurisë që dyshohet për dhunë është arrestuar, ndërsa dy të tjerë janë proceduar penalisht. Po ashtu, janë marrë masa disiplinore edhe ndaj drejtuesve të policisë lokale.

Ngjarja ka nxitur reagime të shumta edhe nga shoqëria civile dhe aktivistët mjedisorë, të cilët kundërshtojnë ndërtimet në zonën e mbrojtur të Zvërnecit, duke kërkuar ndalimin e menjëhershëm të punimeve në atë zonë.

bazuar në tyre, punimet po cenojnë një nga habitatet më të rëndësishme natyrore në Shqipëri, e njohur për biodiversitetin dhe shpendët migratorë.


Prishtina Post – lajme të shpejta dhe të sakta.

www.prishtina-post.com

Shkruani një koment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *