Showbiz

Vanesa Reagon Pas Letrës së Indrit: “E Respektoj Vendimin e Tij, Por Arsyeet Më Mungojnë”

Pas zhvillimeve të fundit brenda shtëpisë së ‘Ferma VIP’, Vanesa ka folur për herë të parë publikisht rreth marrëdhënies me Indrit dhe letrën që ky i fundit i drejtoi. E ftuar në emisionin ‘Uëtëfë Show’, Vanesa theksoi se pavarësisht mënyrës sesi kanë rrjedhur ngjarjet, ajo respekton vendimin e Indrit, megjithatë shprehet se arsyet e tij nuk i janë plotësisht të qarta.

‘Vendimin që ai ka marrë unë e respektoj. Arsyet i di ai. Nuk është e bukur normalisht, është diçka që askush s’do ndihej mirë, por është vendimi i tij dhe është në rregull (për mua),’ tha Vanesa. Ajo shtoi se beson që Indriti ka pasur pëlqim për të, por gjithashtu ka pasur probleme personale që ajo nuk mund t’i kuptojë pa i ditur historinë e tij të plotë. ‘Unë jam një njeri që jepem 100%’, deklaroi ajo.

Lidhur me momentin kur u njoftua për letrën e Indrit, Vanesa tregoi se nuk u surprizua, pasi kishte njohuri për përmbajtjen e saj. ‘Unë e dija përmbajtjen e letrës, ndaj nuk më erdhi si shok. Nuk më pëlqeu normalisht. Ishin gjëra të thëna në atë letër që nuk e di sa prej tyre ishin me vend.’

Stuttgart
Trik Travel Oferta Ekskluzive të Fluturimeve

Fluturim direkt – Prishtinë → Stuttgart

Nisje: çdo ditë

Duke Filluar nga 99€
Rezervo Tani
Munich
Trik Travel Oferta Ekskluzive të Fluturimeve

Fluturim direkt – Prishtinë → Munich

Nisje: çdo ditë

Duke Filluar nga 75€
Rezervo Tani
Göteborg
Trik Travel Oferta Ekskluzive të Fluturimeve

Fluturim direkt – Prishtinë → Goteburg

Nisje: çdo ditë

Duke Filluar nga 69€
Rezervo Tani

Ajo sqaroi më tej dyshimet rreth statusit të saj të mëparshëm, duke shpjeguar se ishte ftuar për një ballafaqim me dy vajza të tjera ditën e premte, por jo për Indrin. Ky ftesë u refuzua nga ajo. Më vonë, ajo u informua për ekzistencën e letrës, të cilën e mori vesh të premten. ‘Nuk kam shkuar ditën e premte, normalisht, sepse s’kisha arsye pse, nuk e ndieja. Ditën e hënë vendosa të mos shkoja, sepse disa hije të mia të dyshimit u vërtetuan.’ Vanesa shprehu shqetësimin e saj për mënyrën se si po organizohej situata, duke e konsideruar si jo të sinqertë dhe duke shmangur një ‘kurth’ të mundshëm.

Shkruani një koment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *