Pas disa ditësh heshtjeje, Brikena është shfaqur sërish në rrjetet sociale, duke u bërë menjëherë subjekt i komenteve dhe analizave të shumta nga ndjekësit, të cilët spekulojnë për fundin e lidhjes së saj me Mateon.
Brikena u fotografua duke drejtuar makinën nëpër Prishtinë në shoqërinë e një mikeshe, duke shijuar një mbrëmje të qetë. Megjithatë, detaji që tërhoqi vëmendjen e menjëhershme ishte mungesa e unazave në gishta, përfshirë atë familjare, të cilat zakonisht i mbante gjithmonë. Kjo mungesë u interpretua nga shumë ndjekës si një sinjal më se i qartë për ndarjen.
Situata u bë edhe më pikante me zgjedhjen muzikore të Brikenës. Në sfond dëgjohej kënga “Solo” nga Tayna, me vargjet: “Ai qe mu m’len e as aj qe m’harron / Rri vet so lo lo lo / Skam koh so lo lo lo / Ma mir sesa me to so lo lo lo”. Ky zgjedhje muzikore u interpretua nga shumica si një mesazh indirekt, por i fuqishëm, se Brikena po vazhdon jetën e saj në mënyrë të pavarur dhe pa dëshirë për drama të mëtejshme.
Ndërkohë që aludimet për fundin e romancës së tyre shtohen, vëmendja tani është kthyer nga Mateo. Të gjithë janë kuriozë të dinë nëse ai do të reagojë ndaj këtyre zhvillimeve apo do të lërë Brikenën të shijojë jetën e saj “solo”.


