Showbiz

Soni Malaj rrëfen përplasjen me Flori Mumajesin: Si ndikoi presioni mediatik në ndarjen tonë

Këngëtarja e njohur Soni Malaj ka rrëfyer për herë të parë publikisht detaje të forta rreth ndarjes së saj nga Flori Mumajesi. Gjatë një bisede në formatin “Ferma VIP” me Indrin dhe Kostanën, Malaj zbuloi se vëmendja e madhe mediatike dhe presioni i vazhdueshëm nga publiku dhe mediat kishin ndikuar në mënyrë drastike në marrëdhënien e tyre.

Malaj tregoi se periudha kur ishte e fejuar me Mumajesin ishte e mbushur me tituj gazetash dhe spekulime, duke krijuar një stres të konsiderueshëm për çiftin. Ajo rrëfeu një episod ku ata kishin vendosur të inskenonin një ndarje të rreme, madje edhe për t’i mashtruar familjarët, pikërisht për t’i shpëtuar këtij vëmendjeje të tepërt.

“Dilnim në gazetë. Më sillinin gazetën familjarët, zgjohesha direkt e lexojë edhe nëse kisha patur koncert një ditë më parë, për të parë çfarë kanë shkruar sot për mua,” tha Malaj, duke shtuar se kurioziteti i njerëzve ishte jashtëzakonisht i madh për shkak të mungesës së informacioneve të qarta.

Stuttgart
Trik Travel Oferta Ekskluzive të Fluturimeve

Fluturim direkt – Prishtinë → Stuttgart

Nisje: çdo ditë

Duke Filluar nga 99€
Rezervo Tani
Munich
Trik Travel Oferta Ekskluzive të Fluturimeve

Fluturim direkt – Prishtinë → Munich

Nisje: çdo ditë

Duke Filluar nga 75€
Rezervo Tani
Göteborg
Trik Travel Oferta Ekskluzive të Fluturimeve

Fluturim direkt – Prishtinë → Goteburg

Nisje: çdo ditë

Duke Filluar nga 69€
Rezervo Tani

Ajo përshkroi momentin kur, pas ndarjes së rreme, ata u fotografuan duke dalë nga avioni, gjë që shkaktoi menjëherë lajme në mediat kryesore. “Shkuam në një restorant shumë të njohur dhe kur arritëm të gjithë ishin me sytë nga televizori duke parë lajmin dhe u kthyen nga ne. U ulëm diku në një cep,” tha këngëtarja.

Soni Malaj theksoi se ky presion i vazhdueshëm mediatik dhe pamundësia për ta menaxhuar atë ishte shkaku kryesor i ndarjes së tyre, duke qenë se lidhja e tyre zgjati nga viti 2005 deri në 2009. “Ne na është nxirë. Shkaku kryesorë pse jemi ndarë ka qenë ky presion. Tani njerëzit janë mësuar me portalet. Por atëherë mbeteshe në gazetë. Kur e kemi ridiskutuar këtë gjë, cfarë ishte arsyeja pse jemi ndarë, ishte pikërisht presioni shumë i madh. Nuk dinim ta menaxhonim,” përfundoi ajo.

Shkruani një koment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *