Një video e publikuar së fundmi nga ish-konkurrentja Ola ka nxitur debate dhe dyshime të forta rreth manipulimeve dhe trajtimit preferencial brenda reality show-t ‘Ferma VIP’. Videoja, e cila po qarkullon me shpejtësi në rrjetet sociale, nxjerr në pah një bisedë mes banoreve Moza dhe Zhaku, ku Moza zbulon se profili i saj në Instagram menaxhohet nga Agai, pjesë e produksionit.
Ky moment delikat ka bërë që produksioni të reagojë menjëherë, duke i tërhequr vërejtjen Mozës me fjalët “Moza, kujdes mikrofonin!”, në përpjekje për të parandaluar zbulimin e mëtejshëm të informacioneve konfidenciale.
Pas publikimit të kësaj videoje, ish-konkurrentja Fabjola ka reaguar me ironi përmes një postimi në rrjetet sociale, duke shkruar “Mos e vet se kallxon”. Ky koment duket se është një thumbim i drejtpërdrejtë drejtuar si produksionit ashtu edhe vetë Mozës, duke lënë të kuptohet një qasje e padrejtë dhe e favorizuar ndaj disa banorëve.


