Ish-finalistja e njohur e Big Brother VIP Kosova, Elijona, ka ndarë një mesazh tepër prekës me publikun për festën e Kurban Bajramit. Në ditën festive, ajo zgjodhi të vizitonte varrezat për të përkujtuar tre nga personat më të dashur të saj që tashmë nuk jetojnë: nënën, motrën dhe xhaxhain.
Postimi emocional i Elijonës, shoqëruar me një fotografi të varrezave të stolisura me lule, nxjerr në pah dhimbjen e mungesës. “Bajrami i parë pa agjin…” shkruan ajo, duke aluduar te humbja e freskët e xhaxhait të saj, i cili ndërroi jetë para pak muajsh në Gjakovë.
Kjo festë i ka rikthyer gjithashtu kujtimet e hidra të tragjedisë së vitit 2021, kur Elijona humbi në mënyrë tragjike nënën e saj, Valentinën, dhe motrën, Erlindën, si pasojë e një aksidenti automobilistik.
“E prej vitit 2021 pa mamin dhe motrën time. Çdo festë pa ju është më e vështirë… Bajrami nuk është më si dikur, por kujtimet me ju do të jetojnë gjithmonë në zemrën time. Na mungoni pafund… Gëzuar Bajramin atje në parajsë,” shprehet ish-banorja e BBVK, duke përcjellë një mesazh të mbushur me dashuri dhe mall.
Forca dhe lidhja e fortë e Elijonës me kujtimin e familjarëve të saj kanë qenë të pranishme gjatë gjithë rrugëtimit të saj në Big Brother VIP Kosova, duke fituar simpatinë e publikut. Postimi i saj ka nxitur një valë mbështetjeje dhe ngushëllimesh nga ndjekësit, të cilët i kanë uruar forcë në këto ditë feste, që për të janë shoqëruar me mungesë dhe mall.


