Showbiz

Anita Haradinaj: Dasma të mos i pengojë askujt hiç – këngëtarët kënduan në shenjë respekti, pa pagesë

Nga · 2 min lexim
Shpërndaje: Facebook X WhatsApp Email

Në emisionin “Kosova Today”, Anita Haradinaj reagoi ndaj gjuhës denigruese në rrjete sociale dhe tha se nuk do t’u kushtojë vëmendje kritikave.

Ajo theksoi se familja e saj ka respektuar gjithmonë njerëzit dhe se suksesi i të tjerëve nuk duhet të pengojë askënd, duke shtuar se të gjithë këngëtarët që morën pjesë në dasmën e Luan Haradinajt kanë performuar pa pagesë.

Ajo shtoi se pjesëmarrja e tyre ishte shenjë respekti dhe miqësie, jo pagesë apo përfitim.

Sponsorizuar
Fluturim Prishtinë – Stuttgart Fluturim Prishtinë – München Fluturim Prishtinë – Göteborg
Prishtinë → Stuttgart
Fluturim direkt · nisje çdo ditë
nga 99€
Rezervo tani →
Sponsorizuar
A po të gjejnë klientët në Google? — Trik Agency Plan 90-ditor për rritjen e shitjeve — Trik Agency
Merr analizën falas →

“Dasma mos t’i pengojë askujt hiç. Na kanë nderu dhe respektu të gjithë njerëzit që me të vërtetë janë dashamirës. Hiç këto profilet fallto dhe mercenarët e komenteve prej rrjeteve sociale. Përndryshe të tejrët njerëz na kanë respektu, nderu dhe uru.

Të gjithë njerëzit “ka qenë dhuratë”, mirënjohje e sakrificës së familjes dhe babës së djalit. Ne kemi pas problem me këngëtarët që kanë shpreh dëshirë, qoftë edhe për një këngë, të jenë pjemarrës”, tha Haradinaj në Klan Kosova.

Haradinaj tutje tha: “Më vjen keq për mendësinë e njerëzve të tillë, por nuk dua t’u jap vëmendje… kam punuar 25 vjet në lajme dhe vij nga një familje e mirë”.

Derisa, për pjesëmarrjen e saj në politikë, Anita ishte e shkurtë dhe e qartë në përgjigje: “Politika për mua është art, është e bukur kur di ta bësh bukur. Nuk pres asgjë, jam pajtuar me faktin që ka ardhur koha e brezave të rinj”, u shpreh ajo.

Lexo gjithashtu

Shiko të gjitha →

Shkruani një koment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *