Showbiz

Flirtim i Fortë Mes Moderatorit dhe Konkurrentes së “Për’puthen” në Studio: “Ku do ikim pas emisionit?”

Marsiela, e njohur për pjesëmarrjen e saj në programin e njohur të dashurisë “Për’puthen”, ka qenë ditën e sotme e ftuar në emisionin “Live From Tirana” me moderatorin Ronaldo Sharka. Gjatë bisedës, ku ajo foli për eksperiencën e saj në program dhe planet për të ardhmen, pati momente të cilat lanë të kuptohet për një flirtim të hapur mes tyre.

Marsiela i bëri një kompliment të papritur moderatorit, duke pohuar se ai ishte “më simpatik nga sa mendonte që ishte”. Ajo shtoi se fillimisht kishte krijuar përshtypjen se ai ishte “shumë sarkastik” dhe se kjo gjë e bezdiste, por tani e konsideron “të këndshëm”.

Ronaldo Sharka e priti mirë komplimentin, duke u shprehur se i pëlqen t’i surprizojë njerëzit. Ai tha se shpeshherë personat që duken shumë simpatikë nga ekrani, në realitet zhgënjejnë, ndërsa me të ndodh e kundërta, gjë të cilën ai e shijon.

Stuttgart
Trik Travel Oferta Ekskluzive të Fluturimeve

Fluturim direkt – Prishtinë → Stuttgart

Nisje: çdo ditë

Duke Filluar nga 99€
Rezervo Tani
Munich
Trik Travel Oferta Ekskluzive të Fluturimeve

Fluturim direkt – Prishtinë → Munich

Nisje: çdo ditë

Duke Filluar nga 75€
Rezervo Tani
Göteborg
Trik Travel Oferta Ekskluzive të Fluturimeve

Fluturim direkt – Prishtinë → Goteburg

Nisje: çdo ditë

Duke Filluar nga 69€
Rezervo Tani

Biseda mori një rrjedhë më personale kur Marsiela tha: “Mendoj se kemi shumë gjëra për të folur, sikur s’më del kjo intervista.” Moderatorit iu desh të sqaronte nëse ajo po i referohej bisedës brenda programit apo pas tij, duke e pyetur: “Në program apo pas programit? Mund t’a vijojmë, po ku?”

Duke qeshur, Marsiela iu kthye: “Ça do përputhemi ne?” ndërsa Ronaldo u përgjigj se nuk është tip që “përputhet kollaj”, por “mund të përqafohemi”. Marsiela, duke treguar lodhjen nga koncepti i “përputhjes”, shtoi se bën shaka. Megjithatë, pyetja e Ronaldos “Ku do e vijojmë bisedën?” dhe sugjerimi i tij për një takim “në natyrë” apo “në mal”, lënë të kuptohet se ka interes për një takim pas përfundimit të emisionit.

Shkruani një koment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *