Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit ka njoftuar çmimet e reja të derivateve të naftës për sot në Kosovë. Këto çmime, të cilat hyjnë në fuqi nga ora 10:00, tregojnë se një litër naftë do të kushtojë 1.63 euro.
Ndërkohë, çmimi i një litri benzinë është caktuar në 1.54 euro. Për ata që përdorin gaz, çmimi për litër është 0.75 euro.


