Showbiz

Greta Kazazi ngre në peshë diskutimet: Çfarë fshihet pas fotos me barkun e rrumbullakosur?

Ish-banorja e njohur e Big Brother VIP Albania 5, Greta Kazazi, ka bërë për vete sërish ndjekësit e saj në Instagram, këtë herë duke i argëtuar me një postim mjaft humoristik.

Greta ka publikuar një fotografi ku shfaqet krah për krah me partnerin e saj, Onno. Megjithatë, vëmendjen kryesore e mori detaji i barkut të rrumbullakosur të Gretës, i cili ngjalli menjëherë spekulime për një pritje të ëmbël.

Duke qenë se Greta është shumë aktive në rrjetet sociale dhe ndjekësit e saj e njohin mirë stilin e jetës së saj, ata e kuptuan shpejt se nuk bëhej fjalë për një shtatzëni reale. Vetë Greta, me stilin e saj karakteristik, e ka sqaruar situatën me humor, duke zbuluar se fotografia ishte rezultat i lojërave me aplikacionet e editimit.

Stuttgart
Trik Travel Oferta Ekskluzive të Fluturimeve

Fluturim direkt – Prishtinë → Stuttgart

Nisje: çdo ditë

Duke Filluar nga 99€
Rezervo Tani
Munich
Trik Travel Oferta Ekskluzive të Fluturimeve

Fluturim direkt – Prishtinë → Munich

Nisje: çdo ditë

Duke Filluar nga 75€
Rezervo Tani
Göteborg
Trik Travel Oferta Ekskluzive të Fluturimeve

Fluturim direkt – Prishtinë → Goteburg

Nisje: çdo ditë

Duke Filluar nga 69€
Rezervo Tani

“9 muaj? Jo 9 sekonda photoshop. Ah sikur të ishte edhe në jetë kështu!”, ka shkruar Greta në mbishkrimin e fotos, duke shtuar se ky imazh përfaqëson një version të dëshiruar të së ardhmes, por vetëm nëpërmjet editimit.

Ky postim vjen pak kohë pasi Greta organizoi një festë falënderimi për miqtë që e kanë mbështetur gjatë kohës që ajo ishte pjesë e shtëpisë së Big Brother VIP Albania.

Shkruani një koment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *