E mërkurë, 29 Korrik 2026 · Prishtinë
LAJMI I FUNDIT
Lajmet e Fundit

Kremlini akuzon Armeninë se i ka ofruar Zelenskyt platformë “anti-ruse”

Rusia ka akuzuar Armeninë të dielën se i ka ofruar presidentit ukrainas, Volodymyr Zelensky siç ka thënë “një platformë për deklarata anti-ruse”, duke shënuar një shenjë të mëtejshme të ftohjes së marrëdhënieve midis aleatëve tradicionalë, Moskës dhe Jerevanit. 

Gjatë një vizite në Jerevan javën e kaluar, Zelensky ka thënë se Rusia kishte frikë se “dronët mund të fluturonin mbi Sheshin e Kuq” në Moskë gjatë paradës vjetore më 9 maj, për të përkujtuar fitoren e Bashkimit Sovjetik ndaj Gjermanisë naziste në Luftën e Dytë Botërore. 

Parada u zhvillua siç ishte planifikuar të shtunën në një format të reduktuar, pa shfaqjen e zakonshme të pajisjeve ushtarake, për shkak të rrezikut nga sulmet ukrainase me dronë. 

Stuttgart
Trik Travel Oferta Ekskluzive të Fluturimeve

Fluturim direkt – Prishtinë → Stuttgart

Nisje: çdo ditë

Duke Filluar nga 99€
Rezervo Tani
Munich
Trik Travel Oferta Ekskluzive të Fluturimeve

Fluturim direkt – Prishtinë → Munich

Nisje: çdo ditë

Duke Filluar nga 75€
Rezervo Tani
Göteborg
Trik Travel Oferta Ekskluzive të Fluturimeve

Fluturim direkt – Prishtinë → Goteburg

Nisje: çdo ditë

Duke Filluar nga 69€
Rezervo Tani

Mirëpo, Moska ka thirrur ambasadorin armen të enjten për të protestuar për ato që i ka përshkruar si “kërcënime terroriste kundër Rusisë” të bëra nga Zelensky në Jerevan. 

Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, ka thënë se gjëja kryesore për Rusinë është që Armenia të mos mbajë qëndrim anti-rus. 

Rusia të enjten ka shprehur gjideklaroishtu shqetësim se Armenia po tërhiqej në atë që e ka përshkruar si “orbita anti-ruse” e Bashkimit Evropian, pasi priti një takim të Komunitetit Politik Evropian më 4 maj.


Prishtina Post – lajme të shpejta dhe të sakta.

www.prishtina-post.com

Shkruani një koment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *