E premte, 30 Tetor 2026 Prishtinë: 19°C
Botimi i Kosovës Kolumnat Më të lexuarat
FLASH
✦ Kryesia e Kuvendit mblidhet të hënën, në rend dite projektligjet për Emergjencat dhe Bujqësinë ✦ Kurti: Lojërat Mesdhetare 2030 do të shtrihen edhe në Pejë, Gjakovë, Prizren, Drenas e Skenderaj ✦ Kurti thotë se kemi “Drejtësinë e shtrembër” në ditët kur ndaj ish-ministrave e ministrave të tij iu pushuan hetimet nga Prokuroria Speciale ✦ Arrestohet në Kosovë një person i kërkuar nga INTERPOL-i, e kërkonte Luksemburgu për vjedhje ✦ Dinamo Ferizaj Përforcon Portën: Rikthehet Igeski për të Ringjallur Ekipin ✦ Tërmet te Bashkimi: Tre lojtarë kryesorë në dyshim për ndeshjet e ardhshme ✦ Ballkani Garancon Tri Pikë të Reja: Vendimi Zyrtar nga FFK për Ndeshjen e Anuluar ndaj Vushtrrisë ✦ Bora Zemani: Zbuloni detajet e fundit dhe lidhja me Big Brother!
Lajmet e Fundit

Ekskluzive | Krismë arme brenda banesës së një zyrtareje policore në Ferizaj – dyshohet se partneri ia shkrep revolen

Nga · 2 min lexim
Shpërndaje: Facebook X WhatsApp Email

Pas alarmit, njësitë policore kanë dalë me urgjencë në adresën e raportuar dhe janë orientuar deri te banesa në katin e shtatë nga vetë denoncuesi.

Brenda banesës, Policia ka hasur zyrtaren policore B.J., partnerin e saj Sabit Aliu rreth 65 vjeç, si dhe prindin e zyrtares.

Forenzika ka gjetur një gëzhojë të armës së shkrepur, ndërsa në dysheme është vërejtur edhe një vrimë që dyshohet të jetë shkaktuar nga predha.

Sponsorizuar
Fluturim Prishtinë – Stuttgart Fluturim Prishtinë – München Fluturim Prishtinë – Göteborg
Prishtinë → Stuttgart
Fluturim direkt · nisje çdo ditë
nga 99€
Rezervo tani →
Sponsorizuar
A po të gjejnë klientët në Google? — Trik Agency Plan 90-ditor për rritjen e shitjeve — Trik Agency
Merr analizën falas →

Për shkak të dyshimeve fillestare, Sabit Aliu është arrestuar menjëherë në vendincident dhe është shoqëruar në Stacionin Policor për intervistim.

Në vendin e incidents kanë dalë hetimet rajonale dhe njësia e forenzikës, të cilat kanë bërë ekzaminimin e plotë të banesës dhe kanë sekuestruar revolen zyrtare bashkë me provat tjera materiale.

Gjatë intervistimit, zyrtarja policore ka deklaruar se partneri i saj kishte marrë armën dhe arma ishte shkrepur brenda banesës.

Ndërsa i dyshuari ka deklaruar para hetuesve se armën e kishte marrë “nga kureshtja”, për të parë si funksionon dhe se nuk kishte qenë në dijeni që në tytë ndodhej plumbi.

Fatmirësisht, nga incidenti nuk ka persona të lënduar, ndonëse plumbi ka depërtuar në dyshemenë e banesës.

Pas përfundimit të intervistimit, me urdhër të Prokurorisë rasti është iniciuar si “Përdorimi i armës apo mjetit të rrezikshëm”, ndërsa i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt.

Hetimet për rastin janë duke vazhduar.

Shënim: Personat e apostrofuar në këtë artikull prezumohen të pafajshëm derisa fajësia e tyre të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.


Prishtina Post – lajme të shpejta dhe të sakta.

www.prishtina-post.com

Lexo gjithashtu

Shiko të gjitha →

Shkruani një koment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *