E hënë, 14 Shtator 2026 · Prishtinë
LAJMI I FUNDIT
Lajmet e Fundit

Ekskluzive | Sulm seksual në një shkollë në Klinë – arrestohet mësuesi, viktimë një e mitur

Rasti është paraqitur më 3 maj 2026 rreth orës 15:20 në Stacionin Policor në Klinë, nga prindi i viktimës, i cili ka raportuar shqetësimet lidhur me vajzën e tij, nxënëse e klasës së shtatë në ShF “At Shtjefen Gjeçovi” në Zllakuqan.

bazuar në deklarimeve, i dyshuari Nikë Nrecaj (42 vjeç), i cili është kujdestar i klasës, dyshohet se i ka dërguar në vazhdimësi mesazhe me përmbajtje seksuale përmes rrjeteve sociale, duke i shprehur edhe ndjenja dhe duke përdorur gjuhë të papërshtatshme.

Po ashtu, viktima ka deklaruar se në disa raste brenda objektit shkollor, në kabinetin e biologjisë, i dyshuari dyshohet se e ka prekur në pjesë të sipërme të trupit.

Stuttgart
Trik Travel Oferta Ekskluzive të Fluturimeve

Fluturim direkt – Prishtinë → Stuttgart

Nisje: çdo ditë

Duke Filluar nga 99€
Rezervo Tani
Munich
Trik Travel Oferta Ekskluzive të Fluturimeve

Fluturim direkt – Prishtinë → Munich

Nisje: çdo ditë

Duke Filluar nga 75€
Rezervo Tani
Göteborg
Trik Travel Oferta Ekskluzive të Fluturimeve

Fluturim direkt – Prishtinë → Goteburg

Nisje: çdo ditë

Duke Filluar nga 69€
Rezervo Tani

Rasti është trajtuar në prezencë të Prokurores kujdestare nga Departamenti për të Mitur, mbrojtësit të viktimave dhe punëtorit social, ndërsa është intervistuar edhe viktima në prani të prindit.

I dyshuari është arrestuar dhe është sjellë në stacion policor, ku në prezencë të avokatit mbrojtës është mbrojtur në heshtje.

Me urdhër të Prokurores, rasti është iniciuar si “Sulm seksual”, ndërsa i dyshuari është ndaluar për 48 orë.

Hetimet janë në vazhdim.

Shënim: Personat e apostrofuar në këtë artikull prezumohen të pafajshëm derisa fajësia e tyre të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.


Prishtina Post – lajme të shpejta dhe të sakta.

www.prishtina-post.com

Shkruani një koment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *