Era e pakëndshme e këmbëve është një problem i zakonshëm që prek shumë njerëz
Era e pakëndshme e këmbëve është një problem i zakonshëm që prek shumë njerëz, sidomos gjatë stinëve të nxehta ose pas aktivitetit fizik. Megjithatë, kjo nuk shkaktohet vetëm nga djersa, por edhe nga bakteret që shumohen në lëkurë.
Më poshtë shkaqet kryesore:
Djersitja e tepërt
Këpucët e mbyllura pasi pengojnë ajrosjen dhe mbajnë lagështinë.
Higjiena jo e rregullt, sepse moslarja e shpeshtë e këmbëve përkeqëson problemin.
Çorapet sintetike nuk lejojnë lëkurën të marrë frymë.
Infeksionet kërpudhore si “këmba e atletit”, që mund të shkaktojë erë më të rëndë.
Si ta parandaloni?
Lani këmbët çdo ditë dhe thani mirë, sidomos mes gishtave.
Ndërroni çorapet çdo ditë dhe zgjidhni materiale natyrale si pambuku.
Përdorni këpucë që lejojnë ajrosje dhe shmangni mbajtjen e tyre për shumë orë.
Përdorni pudër ose sprej kundër djersës për këmbë.
Në raste më serioze, konsultohuni me mjekun për trajtim të mundshëm, transmeton PrishtinaPost
