Lajmet e Fundit

Ministri danez i Drejtësisë vjen ta vizitojë burgun e Gjilanit pas marrëveshjes me Kosovën

Ministri danez i Drejtësisë, Peter Hummelgaard, ka udhëtuar për në Kosovë për të shënuar fillimin e rindërtimit të burgut të Gjilanit, i cili do të mund t’i presë të dënuarit me dëbim nga Danimarka.

Sic raporton gazeta daneze “Altinget”, teksa iu kanë referuar një komunikate të lëshuar nga ministria, thuhet se ministri danez do të takohet me ministren e Drejtësisë, Albulena Haxhiu.

Tutje, thuhet se burgu do t’i strehojë deri në 300 të burgosur të dënuar me dëbim.

Stuttgart
Trik Travel Oferta Ekskluzive të Fluturimeve

Fluturim direkt – Prishtinë → Stuttgart

Nisje: çdo ditë

Duke Filluar nga 99€
Rezervo Tani
Munich
Trik Travel Oferta Ekskluzive të Fluturimeve

Fluturim direkt – Prishtinë → Munich

Nisje: çdo ditë

Duke Filluar nga 75€
Rezervo Tani
Göteborg
Trik Travel Oferta Ekskluzive të Fluturimeve

Fluturim direkt – Prishtinë → Goteburg

Nisje: çdo ditë

Duke Filluar nga 69€
Rezervo Tani

“Duhet të bëjmë çfarë mundemi për të siguruar më shumë vende në burg dhe për ta lehtësuar sistemin tonë të rënduar të burgjeve. Njëkohësisht po ua dërgojmë një sinjal të qartë kriminelëve të huaj se e ardhmja e tyre nuk është në Danimarkë”, thuhet në komunikatën e ministrisë daneze.

Në fund të vitit 2021, ministri i atëhershëm danez i Drejtësisë Nick Hækkerup nënshkroi një deklaratë politike me Qeverinë e Kosovës për ta shfrytëzuar Kosovën si vend ku Danimarka mund t’i dërgonte të burgosurit e huaj.

Sipas Ministrisë së Drejtësisë në Danimarkë, rindërtimi i burgut të Gjilanit do të thotë që qelitë të rinovohen, të ndërtohen dhomat e vizitave dhe të krijohet një departament i ri punësimi.

Kuvendi i Kosovës e ka ratifikuar në maj marrëveshjen për t’ia lëshuar me qira Danimarkës një burg në Gjilan.

Shkruani një koment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *