Lajmet e Fundit

Ambasadori gjerman kritikon Qeverinë Kurti për emërtimin e rrugës “Afrim Bunjaku” në Banjskë

Nga · 2 min lexim
Shpërndaje: Facebook X WhatsApp Email

Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde, nuk i ka pëlqyer vendimi i Qeverisë së Kosovës që të emërtohet rruga rajonale që çon në Banjskë “Afrim Bunjaku”, gjegjësisht emri i rreshterit që ra heroikisht në sulmin terrorist të Banjskës.

Teksa foli për, siç u shpreh ai, narracionin etno-nacionalist që po mbizotëron në Kosovë e Serbi, si dhe në rajon, diplomati gjerman tha se nuk mendon që ishte e nevojshme të emërtohej rruga “Afrim Bunjaku” në përvjetorin e rënies së tij në Banjskë.

“Përdorimi i vazhdueshëm i termave ekstreme, spastrim etnik, represion, kur përshkruhet situata në veri nuk është e dobishme. Unë shoh terma të ngjashëm kur politikanët e Kosovës e përshkruajnë situatën ndonjëherë… Unë shoh politika identitare, A duhet të emërtohet rruga në Banjskë në ditën e përvjetorit pas policit të vrarë? S’jam edhe aq i sigurt”, është shprehur Rohde.

Sponsorizuar
Fluturim Prishtinë – Stuttgart Fluturim Prishtinë – München Fluturim Prishtinë – Göteborg
Prishtinë → Stuttgart
Fluturim direkt · nisje çdo ditë
nga 99€
Rezervo tani →
Sponsorizuar
A po të gjejnë klientët në Google? — Trik Agency Plan 90-ditor për rritjen e shitjeve — Trik Agency
Merr analizën falas →

“Kur lexova titullin mendova se në vend të dinamikës etno-politike, ata kanë një mosfunksionim politik do të ishte një përshkrim më i përshtatshëm i situatës aktuale. Duke parë ngritjet dhe uljet dhe rrymën e marrëdhënieve të Kosovës dhe Serbisë edhe sot do të shihni deklarata nxitëse, gjuhë, përdorim të pozicioneve ekstreme“, tha tutje ai.

Diplomati gjerman vlerësoi gjithashtu se “nuk ka alternativë për dialogun”.

“E kemi marrëveshjen e Brukselit/Ohrit për të cilën duhet riangazhim. Kosova duhet të jetë aktive me çështjen e Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe, pasi që është një rrugë e cila mundëson integrimin e serbëve”.

Lexo gjithashtu

Shiko të gjitha →

Shkruani një koment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *