Lajmet e Fundit

Kurti bëri homazhe te varri i heroit Dr. Lec Lecit, në 26-vjetorin e rënies së tij

Pas aktiviteteve në shënim të përvjetorit të rënies së heroit, Rreshter Afrim Bunjaku, Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, bëri homazhe pranë varrit të heroit Dr. Lec Leci-Gradica, në varrezat e dëshmorëve në Marinë të Skenderajt.

Në 26-vjetorin e rënies, Dr. Lec Leci u përkujtua dhe u vlerësua nga kryeministri Kurti për shërbimin dhe sakrificën e tij gjatë luftës së fundit në Kosovë, me ndihmën e tij profesionale si pjesëtar i Brigadës 114 – Fehmi Lladrovci, në Zonën Operative të Drenicës, kuadri mjekësorë.

Ai, si ndër mjekët e parë të Drenicës, u doli në ndihmë ushtarëve të UÇK-së, duke i ofruar ndihmë mjekësore gjatë operacioneve ushtarake që ndërmerrnin ndaj forcave okupuese, derisa duke parë që nevojat shtoheshin, me ndihmën e familjes së tij dhe të bashkëvendëseve, themeloi Spitalin Ushtarak në Gradicë, ku u kryen shumë intervenime nga të gjitha fushat mjekësore.

Stuttgart
Trik Travel Oferta Ekskluzive të Fluturimeve

Fluturim direkt – Prishtinë → Stuttgart

Nisje: çdo ditë

Duke Filluar nga 99€
Rezervo Tani
Munich
Trik Travel Oferta Ekskluzive të Fluturimeve

Fluturim direkt – Prishtinë → Munich

Nisje: çdo ditë

Duke Filluar nga 75€
Rezervo Tani
Göteborg
Trik Travel Oferta Ekskluzive të Fluturimeve

Fluturim direkt – Prishtinë → Goteburg

Nisje: çdo ditë

Duke Filluar nga 69€
Rezervo Tani

Doktori i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Lec Leci, ra heroikisht më 24 shtator të vitit 1998 në krye të detyrës, duke ndihmuar për shërimin e qytetarëve të plagosur në bjeshkët e Qyqavicës.

Prishtina Post

Shkruani një koment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *