Lajmet e Fundit

Konferenca e Sigurisë në Mynih, Kurti: Do t’i rrisim investimet në polici dhe ushtri ​

Nga · 2 min lexim
Shpërndaje: Facebook X WhatsApp Email

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka zhvilluar takime bilaterale dhe biseda të frytshme gjatë pjesëmarrjes në Konferencën e 62-të të Sigurisë në Mynih (MSC), një nga forumet më të rëndësishme në kontinent për çështje të sigurisë.

Në konferencë, Kurti ishte i shoqëruar nga Zëvendëskryeministri i Parë dhe Ministri i Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Glauk Konjufca, si dhe Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci.

Temat kryesore të diskutimit përfshinin sigurinë dhe mbrojtjen, bashkëpunimin bilateral, progresin demokratik dhe zhvillimin ekonomik. Kryeministri u takua me krerë të shteteve dhe institucioneve ndërkombëtare, duke përfshirë: Kryeministrin e Kroacisë, AndrejPlenković dhe Ministrin e Punëve të Jashtme dhe Çështjeve Evropiane, Gordan Grlić-Radman; Ministrin e Punëve të Jashtme të Gjermanisë, Johann Wadephul dhe Sekretarin e Shtetit për Punë të Brendshme, Hans-George Engelke.

Sponsorizuar
Fluturim Prishtinë – Stuttgart Fluturim Prishtinë – München Fluturim Prishtinë – Göteborg
Prishtinë → Stuttgart
Fluturim direkt · nisje çdo ditë
nga 99€
Rezervo tani →
Sponsorizuar
A po të gjejnë klientët në Google? — Trik Agency Plan 90-ditor për rritjen e shitjeve — Trik Agency
Merr analizën falas →

Poashtu Kurti u takua me ministrin e Punëve të Jashtme të Norvegjisë, Espen Barth Eide; Senatorët nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës Jeanne Shaheen, Chris Murphy, Thom Tillis dhe Ruben Gallego; deputetët e Bundestagut gjerman Jurgen Hardt, Adis Ahmetovic, Carl-Philipp Sassenrath dhe Deborah Düring; dhe Administratorin e Programit të Kombeve të Bashkuara për Zhvillim (UNDP), ish-kryeministri i Belgjikës Alexander De Croo.

Gjatë takimeve, Kurti thotë se prezantoi arritjet e Kosovës gjatë pesë viteve të fundit dhe projektet e mandatit të ri qeverisës.

Ai theksoi se investimet në forcat policore dhe ushtri do të rriten dhe zgjerohet bashkë me partnerët demokratikë dhe perëndimorë, për të forcuar sigurinë, sundimin e ligjit dhe luftimin e krimit të organizuar.

“Investimet në polici dhe ushtri do t’i rrisim dhe zgjerojmë bashkë me partnerët tanë demokratikë dhe perëndimorë, që ta forcojmë sigurinë, sundimin e ligjit dhe luftimin e krimit të organizuar”, ka shkruar Kurti.

Lexo gjithashtu

Shiko të gjitha →

Shkruani një koment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *