Policia e Kosovës ka njoftuar se ka ndëshkuar dy kundërvajtës në Vushtrri pasi bën gara të kundërligjshme, shkruan GazetaDemos.
Të njëjtit po pengonin dhe rrezikonin pjesëmarrësit e tjerë në trafik.
Ndaj tyre janë shqiptuar gjoba nga 500 euro, nga 5 pikë negative dhe ndalim të patentë shoferit për një vit.
Njoftimi i plotë i policisë:
Ndëshkohen dy kundërvajtës për gara të kundërligjshme në trafikun rrugor
Vushtrri, 23 shtator 2024
Policia në Vushtrri, ka identifikuar dhe ka marrë masa ndaj dy shoferëve për kundërvajtje në trafikun rrugor.
Kundërvajtësit janë hasur në rrugën ,,Dëshmoret e Kombit” Vushtrri, të cilët në kundërshtim me rregullat e trafikut rrugor zhvillonin gara shpejtësie me vetura duke penguar dhe rrezikuar edhe pjesëmarrësit tjerë në trafikun rrugor.
Ndaj dy kundërvajtësve janë shqiptuar gjoba nga pesëqind (500) euro, pesë (5) pikë negative si dhe masa mbrojtëse-marrja e patentë shoferit në kohëzgjatje prej dhjetë (12) muajsh.
Prishtina Post