Lajmet e Fundit

Plagosi me thikë një 26-vjeçar pas konfliktit, përfundon në pranga autori

Një 42-vjeçar ka rënë në pranga nga efektivët e komisariatit numër 3 në kryeqytet. Sipas edhe komunikatës nga Drejtoria Vendore e Policisë së Tiranës, 42-vjeçari dyshohet se ka plagosur një shtetas me mjet prerës gjatë një konflikti i cili mësohet se ka qenë për motive të dobëta.

Nga hetimet rezultoi se 42-vjeçari si pasojë e konfliktit ka plagosur me mjet prerës një 26-vjeçar, ky i fundit ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve.

Njoftimi i policisë:

Tiranë/ Plagosi me mjet prerës një shtetas, gjatë një konflikti për motive të dobëta, arrestohet 42-vjeçari.

Stuttgart
Trik Travel Oferta Ekskluzive të Fluturimeve

Fluturim direkt – Prishtinë → Stuttgart

Nisje: çdo ditë

Duke Filluar nga 99€
Rezervo Tani
Munich
Trik Travel Oferta Ekskluzive të Fluturimeve

Fluturim direkt – Prishtinë → Munich

Nisje: çdo ditë

Duke Filluar nga 75€
Rezervo Tani
Göteborg
Trik Travel Oferta Ekskluzive të Fluturimeve

Fluturim direkt – Prishtinë → Goteburg

Nisje: çdo ditë

Duke Filluar nga 69€
Rezervo Tani

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 3, pas marrjes së njoftimit se në rrugën “Reshit Petrela”, sot rreth orës 20:00, kishte ndodhur një konflikt gjatë të cilit ishte dëmtuar me mjet prerës një shtetas, kanë organizuar menjëherë punën për kapjen e autorit dhe vënien e tij përpara përgjegjësisë ligjore.

Si rezultat i veprimeve të shpejta policore, u kap dhe u arrestua shtetasi A. J., 42 vjeç, banues në Tiranë.

Nga veprimet hetimore dyshohet se 42-vjeçari, gjatë një konflikti për motive të dobëta, ka plagosur me mjet prerës shtetasin A. Z., 26 vjeç, i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.

Materialet i kaluan Prokurorisë për veprime të mëtejshme.

Prishtina Post

Shkruani një koment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *