Pezullohet përkohësisht bllokada, nga sot mund t’i regjistroni veturat edhe nëse nuk i keni paguar gjobat e trafikut

0
19
TRIK TRAVEL

Kushtëzimi i regjistrimit të veturave në Kosovë me pagesën e gjobave të trafikut, është pezulluar përkohësisht.

Zyrtarë të Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë Kosovë janë takuar me zyrtar të Agjencisë së Regjistrimit Civil, Policisë së Kosovës dhe të Agjencisë së Shoqërisë së Informacionit, për të hequr përkohësisht bllokadën që pamundësonte regjistrimin e veturave në Kosovë.

TRIK TRAVEL

Sipas njoftimit për media nga Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë së Kosovës, neni 89 i Ligjit për Rregullat e Trafikut Rrugor, që kushtëzonte regjistrimin e veturave me pagesën e gjobave të trafikut është pezulluar përkohësisht.

Në këtë takim thuhet se është diskutuar rreth problemeve me të cilat po përballen bizneset dhe sidomos bizneset veturave me qira, lizingut, taksive, transportuesve, etj, të cilave po u pamundësohet regjistrimi i automjeteve, shkaku i gjobave të papaguara.

Sipas anëtares së bordit, Aida Selimit, kushtëzimi i pagesave të gjobave të trafikut me regjistrimin e veturave shkel të drejtat themelore të personave fizik/juridik siç është e drejta e pronës, dhe si mase është joproporcionale, duke inkurajuar gjithashtu në mënyrë të tërthortë rritjen e numrit të automjeteve të paregjistruara që qarkullojnë në trafik.

Në këtë takim thuhet se është marrë vendimi për pezullimin e përkohshëm të këtij vendimi deri në zgjidhjen e kësaj çështje.

TRIK TRAVEL

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here