Lajmet e Fundit

Pejë: Gruaja që e raportoi burrin për dhunë fizike kërcënon dhe tenton ta rrah një police

Nga · 1 min lexim
Shpërndaje: Facebook X WhatsApp Email

Numri i rasteve të dhunës në familje në vendin tonë ka marrë përmasa shqetësuese.

Çdo ditë raportohen raste ku viktima zakonisht janë gratë dhe vajzat që përjetojnë dhunë psikike e fizike kryesisht nga bashkëshortët. Kështu ndodhi edhe dje në Pejë, ku një grua kërkoi ndihmën e Policisë, raporton Gazeta Prishtina Post.

Viktima që u sulmua nga burri i saj e raportoi rastin në Polici, por aty ndodhi e papritura dhe e njëjta përfundoi në pranga.

Sponsorizuar
Fluturim Prishtinë – Stuttgart Fluturim Prishtinë – München Fluturim Prishtinë – Göteborg
Prishtinë → Stuttgart
Fluturim direkt · nisje çdo ditë
nga 99€
Rezervo tani →
Sponsorizuar
A po të gjejnë klientët në Google? — Trik Agency Plan 90-ditor për rritjen e shitjeve — Trik Agency
Merr analizën falas →

Siç merr vesh Sinjali, gruaja e dyshuar është kapur me zyrtarët policorë që po e trajtonin rastin e saj dhe ka eskaluar edhe në kërcënime.

Bazuar në informacionet e para, ajo fillimisht e ka kanosur një police, e më pas ka tentuar edhe ta sulmojë, por që kanë intervenuar kolegët e saj dhe e kanë futur situatën nën kontroll.

Ndaj saj, Prokurori i Shtetit ka urdhëruar masën e ndalimit policor dhe inicimin e rastit si “Kanosje ndaj personit zyrtar”.

Lexo gjithashtu

Shiko të gjitha →

Shkruani një koment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *