Beogradi është përballur përsëri me vërshime të mëdha pas një reshje të papritur dhe intensive të shiut që goditi qytetin në orët e para të mëngjesit.

Reshjet e shiut nisën papritmas sipas mediave në gjuhën serbe, duke përmbytur rrugët kryesore dhe zonat e ulëta të qytetit. Niveli i ujit u rrit shpejt, duke bërë të pamundur lëvizjen e automjeteve dhe këmbësorëve. Shumë nga rrugët janë bërë të pakalueshme, ndërsa ekipet e emergjencës po punojnë pandërprerë për të evakuuar banorët nga zonat më të prekura.

Raportimet nga Beogradi vijnë pasi një situatë pothuajse e ngjashme është raportuar edhe në pjesë të Malit të Zi.

Prishtina Post do të vazhdojë të ndjekë zhvillimet dhe t’ju mbajë të informuar me lajmet më të fundit lidhur me situatën. Qëndroni me ne për më shumë informacion./Prishtina Post/
