Lajmet e Fundit

Tre persona kërkuan ndihmë mjekësore si pasojë e një zjarri në Prishtinë

Tre persona, përfshirë një fëmijë, kanë kërkuar ndihmë mjekësore në QKUK si pasojë e një zjarri që u përhap në garazhin e një objekti banesor në Velani të Prishtinës.

Mjekja kujdestare ka konfirmuar se gjendja e tyre është stabile, ndërsa nga Policia nuk ka pasur raport zyrtar për rastin. Dyshohet se zjarri u përhap nga djegia e një veture. Banorët kanë rrëfyer për RTK-në se si ndodhi e gjithë ngjarja.

Tre persona përfunduan në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës në orët e para të mëngjesit të së shtunës, si pasojë e një zjarri në garazhin e një objekti banesor në rrugën “Isa Kastrati” në kryeqytet.

Stuttgart
Trik Travel Oferta Ekskluzive të Fluturimeve

Fluturim direkt – Prishtinë → Stuttgart

Nisje: çdo ditë

Duke Filluar nga 99€
Rezervo Tani
Munich
Trik Travel Oferta Ekskluzive të Fluturimeve

Fluturim direkt – Prishtinë → Munich

Nisje: çdo ditë

Duke Filluar nga 75€
Rezervo Tani
Göteborg
Trik Travel Oferta Ekskluzive të Fluturimeve

Fluturim direkt – Prishtinë → Goteburg

Nisje: çdo ditë

Duke Filluar nga 69€
Rezervo Tani

Si pasojë e zjarrit, i gjithë objekti u mbush me tym, duke rrezikuar jetën e qindra banorëve që ishin në gjumë.

Njëri nga banorët rrëfeu për RTK-në se si ndodhi e gjithë ngjarja. “Në orën 04:15 gruaja më ka zgjua prej gjumit më ka thënë që po ndinë një erë tymi në banesë, i kemi kontrollua disa pajisje. Kur e kemi hap derën e korridorit e kemi pa që është e mbushur me tym banesa. Në garazh ka ndodh aksidenti, është djeg një makinë. E kemi marrë djalin, kemi zbrit shkallëve”, tha Agon Mati, banor.

Mati thotë se tymi që kishte përfshirë ndërtesën, e bënte të vështirë evakuimin. “Nuk kemi parë asgjë gjatë rrugës. Nëpër shkallë ka qenë tym jashtëzakonisht I madh, në njërin prej kateve e kam thyer xhamin me dorë, I kam disa prerje prej thyerjes së xhamit, e kam nxjerr djalin me marr fryme për disa minuta dhe pastaj kemi dalë deri në katin 0. Mjekët na dhanë terapi për pastrim të rrugëve të frymëmarrjes. Momentalisht janë në gjendje të mirë”, u shpreh ai.

Tymi i dendur shkaktoi probleme shëndetësore për disa banorë, të cilët kërkuan ndihmë mjekësore.

“Kanë qenë të dy prindërit dhe një fëmijë I vogël diku rreth moshës 1 vit, 1 vit e gjysmë. Janë manifestu simptoma me kollitje, kanë qenë të tërë të tymosur. Megjithatë kanë qenë me parametra stabil, I kemi trajtuar me terapi. Beben e ka udhëzuar që të përcillet në pediatri ndërsa nënën në pulmologji”, tha Besa Mehmetaj, doktoreshë.

Prishtina Post

Shkruani një koment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *