Theret me thikë një person në lagjen “Dardania” në Prishtinë

0
34
policia
TRIK TRAVEL

Sonte, rreth orës 20:45, ka ndodhur një therje me thikë në Prishtinë, saktësisht në lagjen “Dardania”.

Këtë për Indeksonline e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, ku njoftoi se i njëjti është dërguar për trajtim mjekësor.

TRIK TRAVEL

“Sonte, rreth orës  20:45, kemi marrë informatën për një  lëndim trupor të ndodhur në lagjen Dardania në Prishtinë. Bazuar në të dhënat fillestare, në këtë rast nga një mjet i mprehtë është lënduar një person.  I njëjti është dërguar për trajtim mjekësor”, ka thënë Ahmeti.

Ndërsa ka bërë të ditur se policia ka nisur një hetim lidhur me rrethanat e këtij rasti.

TRIK TRAVEL

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here