Djali i Adem Jasharit, Lulzimi e ka fituar edhe një betejë.Burime të Prishtina Post bëjnë të ditur se djali i komandantit legjendar dyshohet se i ka mbijetuar një ataku kardiak.
Lulzim Jashari ndodhet i shtrirë në repartin e kardiologjisë në QKUK ku edhe është stentuar
Betejën më të vështirë në paqe, Luli ka vendosur që ta sfidojë në duart e mjekëve kosovarë dhe jo në spitalet e huaja.Redaksia e Indeksonline uron shërim sa më të shpejt për djalin që bartë histori në vete ./Prishtina Post/